Akamai mund të mos jetë një emër familjeje, por 15- 30 për qind e trafikut të uebit në botë matet në Cambridge, Massachusetts të SHBA-së. Duke shfrytëzuar të dhëna të mbledhura nga softueri, i cili monitoron në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e Internetit përmes 100,000 serverëve të kompanisë të shpërndarë në 72 vende të botës dhe duke përhapur pjesën më të madhe të rrjetit brenda Internetit, Akamai krijon raportin e Internetit. Raporti paraqet fakte dhe shifra interesante, siç janë rajonet me shpejtësi më të ngadaltë dhe më të shpejtë, shifrat e adoptimit me lidhje Interneti dhe origjinën e trafikut.
Ashtu si në raportin e vitit të kaluar, 10 vendet e para përbënin afërsisht 70% të më tepër se 584 milionë adresa unike IP, që lidhen me platformën Akamai të Internetit. Sërish, SHBA-ja kryeson me mbi 142.6 milionë adresa unike IP-je, ndjekur nga Kina me 73.5 milionë dhe Japonia me 41.2 milionë. Gjermani, Franca, Korea e Jugut, Britania e Madhe, Brazili, Italia dhe Spanja përbëjnë 10-shen e parë, ku Italia ka zënë vendin e Kanadasë.
Përgjithësisht në botë, shpejtësia mesatare e lidhjes është rritur me 23% nga viti i kaluar në 2.1 Mbps. Korea e Jugut është në vend të parë me një shpejtësi mesatare prej 14.4 Mbps, Hong Kongu (9.2), Japonia (8.1), Holanda (7.5) dhe Rumania (6.6), të cilat përbëjnë pesëshen e parë. SHBA-ja ndodhet në vendin e 14-të me një shpejtësi mesatare prej 5.3 Mbps, që ka një rritje 14% nga viti i kaluar.
Në anën tjetër të peshores ndodhet Libani, ku 61% e lidhjeve shkojnë poshtë 256 kbps. Kjo është krahasuar me mesataren globale prej 3.3% dhe SHBA-së, ku vetëm 2% e lidhjeve janë poshtë 256 kbps.
0 comments:
Post a Comment