Google ka nisur të paralajmërojë më tepër se dy milionë përdorues interneti se kompjuteri i tyre është infektuar me një virus.
Softueri i dëmshëm rrëmben kërkime shfletuesi të Google-it dhe i ridrejton njerëzit në uebfaqe, të cilat përmbajnë programe false sigurie që i paguajnë mashtruesit për trafik.
Ata të prekur nga virusi do të përshëndeten me një paralajmërim të verdhë në krye të përfundimeve të tyre kërkimore, tha sot Google.
Sipas kompanisë, virusi gjeti rrugën e tij në kompjuterë përmes një anti-virusi fals.
Pastaj, kur futet një kërkim Google-i dërgohet në serverët e tyre, që kontrollohen nga kriminelët kibernetikë, që modifikojnë dhe ridrejtojnë trafikun.
Google e zbuloi këtë mashtrim masiv ndërsa po kryente një mirëmbajtje rutinë në një qendër të dhënash.
Klientët e prekur nga virusi u jepen udhëzime se si ta heqin atë nga kompjuteri i tyre.
0 comments:
Post a Comment