Të gjithë ata që kanë pritur për arritjen e telefonit të parë të mençur mobil, i cili bazohet në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone Mango, me siguri se do t’i gëzohen faktit se në treg tani është lansuar modeli i ri i telefonit, Fujitsu IS12, i cili do të fillojë të shitet me para-porosi, që nga data 25 gusht.
Fujitsu IS12T Windows Phone 7.5 Mango është vërejtur në raftin e dyqanit Biccamera Yurakucho në Tokio, mirëpo fillimisht njerëzit nuk e besuan se bëhej fjalë për ndonjë model të ri të telefonit, i cili bazohet në platformën e Microsoft.
Kohëve të fundit, Microsoft bashkë me prodhuesit e ndryshëm të telefonave të mençur mobil, është munduar shumë që të lansojë në treg modele të ndryshme të telefonave që bazohen në sistemin e saj operativ, Windows Phone Mango.
Gjatë muajve të ardhshëm, pritet që Microsoft të fillojë promovimin e sistemit të saj operativ, së bashku me modelet e telefonave të rinj, duke përfshirë edhe ata të markës së njohur botërore, Nokia.
0 comments:
Post a Comment