Gjatë kësaj jave janë shfaqur edhe më shumë thashetheme për modelin e ri të tabletit të Apple, iPad 3. Publikimet e fundit thonë se iPad 3 do të jetë i pajisur me ekranin HD me retina, ndërsa lansimi i tabletit të ri të Apple pritet të ndodhë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
Më herët ishte thënë se iPad 3 do të paraqitet në treg në pjesën e fundit të këtij viti, mirëpo me sa duket, gjithçka do të shtyhet për vitin tjetër, ose më saktë, në periudhën e zakonshme të Apple për lansimin e produkteve të reja, mes janarit dhe marsit të ardhshëm.
Gjenerata e tretë e tabletit të Apple, iPad, pritet të jetë e pajisur me ekran i cili ka 2048 x 1536 piksel, që do të ishte një azhurnim i ekranit të kaluar i cili ofronte figurë në 1024 x 768 pikselë.
Për më shumë, burimet e WSJ kanë konfirmuar se Apple tashmë ka porositur një pjesë të komponentëve të tabletit të ri, iPad 3, si panelët e ekranit dhe çipat e nevojshëm, që do të mundësojnë performanca të reja dhe të freskuara në tabletin më të kërkuar në botë.
0 comments:
Post a Comment