Edhe Motorola me telefona në WP7

Me sa duket, pas kompanisë Nokia është edhe rivali i saj Motorola që dëshiron të prodhojë telefona të mençur mobil të cilët bazohen në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7.
Të paktën kështu është thënë nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sanjay Jha, i cili ka thënë se Motorola është e interesuar të ketë një marrëveshje të ngjashme me Microsoft, siç e ka sot prodhuesi finlandez Nokia.
Edhe pse ende nuk është thënë asgjë lidhur me një bashkëpunim të mundshëm mes këtyre dy kompanive, duket se të dyja palët janë të interesuara të bashkëpunojnë për prodhimin e telefonave që bazohen në platformën mobile të Microsoft.
Gjatë këtyre viteve, Motorola ka prodhuar shumë telefona të famshëm në Android, dhe me siguri se Microsoft do të jetë i interesuar të shtojë ndonjë të tillë edhe në platformën e saj.