Betohen hakerët: Facebook do të shkatërrohet më 5 nëntor

Grupi i hakerëve të cilët veten e quajnë “Anonymous” është betuar se me 5 nëntor 2011 do ta shkatërrojë rrjetin më të madh social në botë, Facebook.com.
Për më tepër, ata kanë vendosur një video në Youtube përmes së cilës ata akuzojnë Facebook për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj tek departamentet e ndryshme qeveritare amerikane dhe agjencitë e ndryshme të sigurisë. 
"Qytetarët e botës.  Ne duam ta tërheqim vëmendjen tuaj, duke shpresuar që ju do t’i dëgjoni paralajmërimet tona. Mjeti juaj i preferuar për komunikim global, të cilin ju e adhuronj aq shumë, do të shkatërrohet. Nëse edhe ju jeni të gatshëm për të luftuar për të drejtat tuaja dhe lirinë e informacionit, atëherë ju lutemi bashkohuni me ne në luftën tonë për ta vrarë Facebook” thuhet në deklaratën publike të “Anonymous”.
“Ju nuk mund të shpëtoni nga realiteti. Mendoni për këtë dhe bëhuni gati për ditën që do të hyjë në histori, 5 nëntor 2011" thonë ata.