Së paku gjysma e të gjithë laptopëve të ardhshëm që pritet të paraqiten në treg deri në gjysmën e vitit 2015, pritet të kenë procesor me katër bërthama.
Zhvillimi i procesorëve me gjashtë bërthama pritet të përjetojë një zhvillim të mëtutjeshëm, dhe parashihet që diku rreth 18% e laptopëve (58.9 milion njësi) që do të dërgohen në treg do të kenë procesor të tillë në vitin 2015.
Analisti udhëheqës pranë IHS, Matthew Wilkins ka thënë se procesorët do të vazhdojnë të evoluojnë dhe të rrisin performancën e kompjuterëve dhe laptopëve në industrinë e teknologjisë. “Me zhvillimin e konkurrencës tani më nuk kemi beteja në nivel të shpejtësisë por në nivel të bërthamave, dhe jo në kategorinë dy bërthamëshe, por katër-bërthamëshe dhe së shpejti gashtë” u shpreh ai.
Rritja e procesorëve shumë-bërthamësh ilustron “marshin e vazhdueshëm” të teknologjisë në tregun e PC’ve, pavarësisht “rritjes së mahnitshme” të shitjes së tabletëve me performancë të ultë për konsumatorë.
0 comments:
Post a Comment