Paypal gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se do të paraqes një aplikacion të ri për pagesa mobile celularë-me-celularë që përdorë teknologjinë NFC (Near Field Communication), për të bërë këtë proces sa më të shpejt dhe më të thjesht.
Gjatë konferencës MobileBeat 2011, PayPal prezantoi aplikacionin e ri për pronarët e Nexues S që iu mundëson atyre të kërkojnë dhe transferojnë fonde mes pajisjeve. Deri tani funksionaliteti është mjaft i kufizuar për shkakun se ekziston vetëm një celularë i mençur (Nexus S), që përkrahë këtë teknologji.
Me fjalë të tjera nuk është produkt që do të bëjë revolucion por është diçka që do t’ua tërheq vëmendjen konkurrentëve si Google. Engadget ka raportuar se transaksionet P2P përmes PayPal do të jenë gratis “nëse përdoret një llogari bankare apo bilanc ekzistues i llogarisë së konsumatorit në PayPal” por detaje të mëtutjeshme në këtë drejtim mungojnë.
Shikoni më poshtë një video demonstrim të asaj sesi funksionon shërbimi i këtillë i pagesave...
0 comments:
Post a Comment