Së fundmi është folur shumë për modelin e ri të telefonit Meizu
MX Android, për të cilin thuhet se posedon procesor me katër bërthama,
ndërsa një model me procesor me dy bërthama tashmë është lansuar në Kinë
dhe Hong Kong.
Për të gjithë ata që i dinë detajet e këtij
modeli, Meizu MX vjen me Android 2.3.5 Gingerbread, edhe pse pritet që
së shpejti i njëjti të pajiset me Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
Meizu aktual është i pajisur me procesor me dy bërthama të Samsung
Exynos 4210 1.4GHz, ndërsa posedon ASV ekranin e ndjeshëm në prekje me
diagonale prej 4 inç, dhe rezolucion 860 x 640 piksel.
Karakteristikat tjera të Meizu MX përfshijnë edhe kamerën me 8
mega-piksel, 1GB RAM, dhe 16GB memorie të integruar, mirëpo ende nuk ka
detaje për koston e mundshme të këtij telefoni, apo datën e mundshme të
lansimit të tij në Evropë dhe SHBA.
0 comments:
Post a Comment