Holga është një shtëpizë e veçantë për celularë, fillimisht në
dispozicion vetëm për iPhone 4 dhe 4S, e tani edhe për Samsung Galaxy
S2, që vendoset në pjesën e pasme të celularit.
Përdorimi
elementar i Holga-s është zgjidhja e njërit nga nëntë filtra/efekte në
dispozicion për objektivin e kamerës – duke filluar nga filtrat më
ngjyrë (magentë, gjelbër), filtrat me ngjyrë me vrimë në mes (verdhë,
kaltër, kuq me vrimë në formë të zemrës), lentja makro dhe “shumëzuesit”
e fotografisë (foto e dyfishtë, trefishtë, katërfishtë).
Aty është edhe vrima e zbrazët, ose shkalla pa kurrfarë
efekti/filtri. Mirëpo, duke pasur parasysh se vrima është (tepër) e
vogël, fotografimi nëpër të do të shkaktoj vinjetim shumë të theksuar
(kjo vlen edhe për të gjithë filtrat tjerë), që do të thotë se Holgan
duhet hequr nëse dëshironi foto të pa-vinjetuar. Të gjitha këto
kushtojnë pak më pak se tridhjetë dollarë, e mund të blihet në pesë
ngjyra.
0 comments:
Post a Comment