Wikimedia Foundation, organizata joprofitabile e cila qëndron
prapa Wikipedias dhe disa wiki-projekteve tjera, më në fund arriti të
mbledh 20 milion dollarë.
Mbledhja e parave gjatë vitit 2011 ishte më i suksesshëm se më 2008 kur arritën të mbledhin “vetëm” 4.5 milion dollarë.
Paratë e mbledhura Wikimedias do të ia mundësojnë mirëmbajtjen e
pavarur dhe pandikuar të enciklopedisë më të popullarizuar. Ekipi
ndjehet krenar duke u lavdëruar se Wikipedia është ueb-faqja e vetme e
madhe që financohet nga shfrytëzuesit, në vend se të financohet nga
reklamat, e me mbledhjen e parave, respektivisht donacioneve, kanë
filluar më 2003.
0 comments:
Post a Comment