Një tjetër vit shkoi dhe shumë telefona të mençur, telefona të zakonshëm, aplikacione e shkarkime u shfaqën para nesh.
Ars Technica,
një blog i njohur për teknologji ka bërë një përzgjedhje të celularëve
më të mirë të cilët janë më të pëlqyerit nga niveli i fundit dhe
pavarësisht kostot së tyre janë telefona që do t’ju bëjnë krenar t’i
mbani në xhepin tuaj.
Samsung Galaxy SII (Android)
Ka pak celularë të cilët do të rekomandoheshin sikurse ky Galaxy S
II. Ky celular ka pasur një sukses botëror dhe për këtë ka arsye të
forta: shpejtësi të jashtëzakonshme, kamerë fantastike, jetëgjatësi të
baterisë si dhe lehtësi për të shkruar përmes ekranin të tij të ndjeshëm
në prekje.
Edhe në Kosovë numri i përdoruesve të këtij celulari është
në rritje e sipër, prandaj ajo që presim është më shumë pajisje të tilla
dhe një lëvizje të lehtë drejt platformës Android 4.0.
HTC Titan (Windows Phone)
HTC Titan është një celularë i madh, por ka një madhësi të
përshtatshme për dorën e përdoruesit. Operimi i lehtë dhe jetëgjatësia e
baterisë janë disa prej veçorive të këtij modeli. Titan me të vërtetë
shfaq atë që Windows Phone është në gjendje të bëjë dhe na bënë të
mendojmë më shumë në lidhje me atë se çfarë konkurrenti serioz është kjo
platformë mobile.
Samsung Galaxy Nexus (Android)
Samsung e ka qëlluar në shenjë me linjën e saj Galaxy, dhe Galaxy
Nexus nuk është më ndryshe. Ka pasur disa telashe qysh prej lansimit në
lidhje me jetëgjatësinë e telefonit dhe recepcionin, por përvoja me
Android 4.0 është eksperiencë në vete, dhe me metoda të reja të
trajtimit të multitasking, face unlocking dhe performance shumë të mirë
të përdoruesit, celulari i madh është i përkryer për xhepin tuaj
(gjithashtu të madh!).
Apple iPhone 4S (iOS)
Nuk ka asnjë dyshim se iPhone ka një status të jashtëzakonshëm
anembanë botës, dhe veçanërisht në Kosovë apo Shqipëri çfarëdo celualri
me ekran të ndjeshëm që blen e të cilin nuk e njohin masa e gjerë,
komenti i tyre do të jetë “çfarë iPhone është ky?”… Kamera 8
megapikselëshe është fantastike, iOS punon më mirë se kurr më parë, Siri
është jashtëzakonisht asistuese (shumicën e kohës) dhe as Windows Phone
e as Android nuk mund të masin forcat me përzgjedhjen e aplikacioneve
që ka Apple App Store. Kjo mund të ndryshoj shumë shpejt, por deri tani
Apple i ka bërë gjithnjë konsumatorët e lumtur…
Fituesi i nderit: Motorola Droid Razr (Android)
Droid Razr është lënë nën hije kur u lansua Android 4 Galaxy Nexus,
por ky celularë ka një vend të merituar në zemrat e përdoruesve dhe
përveç kësaj është super i shpejtë dhe vjen me aplikacionet Smart
Actions të Motorola. Këto aplikacione mundësojnë që të automatizohen
gjërat si ndezja e fikja e Bluetooth dhe WiFi kur jeni jashtë rrjetit të
shtëpisë apo gjërave tjera… ka potencial në këtë mes…
Dhe celuarët e vërtetë për xhepin tuaj…
HTC Radar (Windows Phone)
HTC Radar është një celularë që nuk kushton shtrenjtë, por
eksperienca me të nuk është për tu anashkaluar. Windows Phone mund të
jetë i gatshëm për adoptuar për platforma me harduer më të dobët pa
dallim në performancë, dhe sipas Ars Technica kjo vërehet edhe tek kjo
pajisje që ka një procesor modest me një bërthamë. Në aspektin e
dizjanit asgjë nuk mungon…
Motorla Atrix/Atrix 2 (Android)
Atrix është shfaqur më herët gjatë këtij viti, por me shpejtësinë e
procesorit të tij dhe potencialit të Webtop (ende të pakompletuar) ai
arriti të marr kritika positive. Atrix i parë nuk ofrohet pa kontratë me
një ofertë të lirë në SHBA, apo ata që janë të interesuar mund të
marrin edhe modelin Atrix 2 që është shfaqur para disa muajve për një
çmim (me kontrat) prej 100 dollarë… çmimet për tregun e Kosovës nuk i
posedojmë…
0 comments:
Post a Comment