Në një artikull të postuar së fundi në
pcworld.com diskutohet në pika të shkurtëra mundësia sesi secili mund të
sjellë një portal online, por sesa e vështirë është që ai portal të
bëhet i dukshëm para të tjerëve, dhe veçanërisht sa vështirë është të
mbahen vizitorët.
Lincoln Spector nga PCWorld sugjeron që
në rend të parë faqja të jetë miqësore dhe së dyti të jetë miqësore me
motorët e kërkimit. Ja disa sugjerime edhe më specifike:
Dizajnojeni mirë: Gjithnjë bëjeni të kënaqshme për
syrin dhe të lehtë për tu naviguar. Nëse webi ka shumë faqe, zhvilloni
një strukturë përmes së cilës njerëzit mund të navigojnë me lehtësi, në
vend se të hidhni para tyre shumë linqe përnjëherësh.
Shkruani mirë: Gjithnjë lexoni tekstin dy herë para
se ta postoni. Përmirësoni gabimet gramatikore (… ne kërkojmë falje për
gabimet gramatikore që na ndodhin si PCWorld Albanian, por janë gabime
që lexuesit nganjëherë na falin e nganjëherë na rekomandojnë t’i
përmirësojmë…). Shfrytëzoni gjuhë precize dhe mos filozofoni.
Qëndroni në temë: Mos u përhapni në të gjitha anët. Rrini të fokusuar në faqen tuaj, dhe në një grusht temas që ju intersojnë… jo të gjitha.
Linka në fjalë jo fotografi: Për ueb navigim, një
fjalë peshon sa një milion fotografi. Një link është shumë më me rëndësi
për motor kërkues në fjalë sesa në fotografi.
Shfrytëzoni tags për titull dhe përshkrim: Motorët
kërkues i ofrojnë prioritet këtyre teksteve në këto tags dhe zakonisht i
shfaqin përmbajtjet e tyre në faqet e rezultateve. Pra mendoni me
kujdes rreth asaj që dëshironi të vendosni.
Tentoni të lexoni përmes syve të një vizitori. Tags
duhet të përshkruajnë qartë faqen. E ku ta vendosni këtë tekst? Në HTML
kodin e faqes suaj, titulli shkon mes <tittle> dhe
</tittle>. Përshkrimi shkon brenda meta tags që duket diçka si
kështu:
<meta name="description" content="Këtu duhet të shkruhet teksti
përshkrues. Ai mund të jetë I gjatë dhe më i detajuar sesa titulli."
/>.
Përshkruani imazhet: Kur ju shfrytëzoni fotografi,
emërtoni skedarët e tyre. Gjithashtu mbushni opsionet tjera të vendosjes
së imazhit në artikull. Teksti alternative është për njerëzit që nuk
mund t’i shohin imazhet, por gjithashtu ndihmon motorët kërkues.
Në HTML duket kodi kështu:
<img src="http://urltopicture/filename.jpg" alt="Teksti juaj alternative është këtu" />.
Në fund, linkat mund të jenë jashtëzakonisht të
rëndësishëm për të tërhequr vizitorë. Kjo është shumë me rëndësi për
njerëzit që lexojnë, kështu që vendosni linqe në kuadër të artikujve që
postoni.
0 comments:
Post a Comment