Hulumtuesit kanë krijuar një lloj të ri të
pajisjeve optike të vogla mjaftueshme sa për t’u vendosur me miliona të
tilla në një çip të kompjuterit që do të mund të udhëhiqte drejt një
përpunimi më të shpejt dhe më të fuqishëm të informacioneve dhe
superkompjuterëve.
“Dioda pasive optike” është ndërtuar nga dy
unaza të vogla nga silici që kanë diametër prej 10 mikroneve, ose rreth
një e dhjeta e gjerësisë së qimes së njeriut. Për dallim nga diodat e
tjera optike, kjo nuk kërkon ndihmesë të jashtme për të dërguar sinjale
dhe mund të ndërlidhet me çipet e kompjuterëve.
Dioda është në gjendje që të bëjë bartje
joreciproke, duke nënkuptuar që ai bart sinjale në vetëm një drejtim,
duke e bërë të mundshëm përpunimin e informacionit, tha Minghao Qi, i
cili është profesor i asociuar i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike
në Universitetin Purdue.
“Kjo bartje një-kahore është pjesa më thelbësore e
një qarku logjik, kështu që diodat tona hapin derën e përpunimit të
informacioneve optike,” tha Qi.
Diodat janë përshkruar në një letër që të bëhen
publike online më 22 dhjetor në gazetën Science. Kjo letër ishte shkruar
nga studentët e diplomuar si Li Fan, Jian Wang, Leo Varghese, Hao Shen
dhe Ben Niu, hulumtuesi i asociuar Yi Xuan, Weiner dhe Qi.
Megjithëse kabllot fiberoptike janë instrumente në
bartjen e sasive të mëdha të të dhënave përgjatë oqeaneve dhe
kontinenteve, përpunimi i informacionit është i ngadalësuar dhe të
dhënat janë të dyshimta për sulme të mundshme kibernetike kur sinjalet
optike duhet të përkthehen në sinjale elektronike për t’u përdorur në
kompjuter dhe anasjelltas.
“Ky përkthim kërkon pajisje të shtrenjta,” tha
Wang. “Ajo që ju do të ishit në gjendje të bëni më tepër është të fusni
fibrin drejtpërdrejt në kompjuter pa nevojë të përkthimit dhe ju pastaj
merrni shumë bandwidth dhe siguri.”
0 comments:
Post a Comment