Edhe pse LG ka paralajmëruar televizorin OLED 55-inçësh (140 cm)
për mesin e vitit të ardhshëm, duket se kanë arritur të përshpejtojnë
zhvillimin kështu që modelin 55-inçësh, për të cilin thonë se është OLED
televizori i parë 55-inçësh, do ta shfaqin në panairin botërorë të
elektronikës konsumuese. OLED televizorët e LG-së përdorin
OLED-ët e bardhë (WOLED), me shtresën vertikale të diodave të kuqe,
jeshile dhe të kaltra. OLED-ët janë të vendosur mbi matricën “Oxide
TFT”, e ngjyra fitohet me kalimin e dritës së bardhë nëpër shtresat e
ngjyrosura nën matricën TFT. Kjo teknologji LG-së ia mundëson më pak
gabime, produktivitet më të lartë dhe ekranet “me ultra definicion” për
shkak të pikselëve më të vegjël. Njëkohësisht, mund të arrihen ngjyra
identike nën këndet e ndryshëm të shikimit.
0 comments:
Post a Comment