Së fundmi është thënë se Samsung do të shtojë dy modele të reja të telefonave në linjën e saj të telefonave Galaxy.
Më saktë, bëhet fjalë për modelet e telefonave të mençur me dy karta sim, Galaxy Y Duos dhe Galaxy Y Pro Duos.
Galaxy Y Duos mbështetet nga Android 2.3 Gingerbread, ka ekranin e
ndjeshëm në prekje me 3.14 inç në teknologjinë QVGA TFT LCD me
rezolucion 240 x 320 piksel, procesor 832MHz dhe kamerë me 3 megapiksel.
Në anën tjetër, Galaxy Y Pro Duos përfshin karakteristika të
ngjashme, edhe pse ekrani i këtij modeli është me 2.6 inç me tastierë të
plotë QWERTY, ndërsa të dy modelet ofrojnë mundësinë e insertimit të dy kartave sim, njëkohësisht.
0 comments:
Post a Comment