Interneti është rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundësi për
kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë
të dhëna (ang.:data të caktuara duke përdorur Internet protokolin (IP)
standard. Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që
përmbanë miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të
biznesit e qeveritare, të cilat në vete përmbajnë informata dhe shërbime
të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit,
transferuesit e skedave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.
Historia
Fillet e internetit datojnë nga vitet ’60, kur ai filloi si perpjekje
e ushtrisë amerikane për t’i lidhur me rrjet / Networks bazat e saj
nëpër Amerikë. Më pas këtë filluan ta bëjnë universitet, duke u lidhur
me njera-tjetren dhe më vonë universitetet shërbyen si ISP për studentët
dhe profesorët, me qëllim që të bëhej një shkëmbim sa më i madh
informacionesh.
Rreth viteve ’70 filloi komercializimi i internetit, por
atëbotë mund të përdorej vetëm posta elektronike dhe ishte shume i
shtrenjtë. Në vitit ’90 interneti bëri “boom” me komercializimin e plotë
të tij: firma të nisura fillimisht me dy vetë dhe me kapital prej
500.000$ pushtuan bursat e botës dhe punësuan mijëra vetë. P.sh. Yahoo
filloi në vitet ’90 nga dy vetë (japonezë), me kapital fillestar prej
1.000.000$, kurse tash vlera e saj në bursa kap shumën prej mbi
300.000.000$.
Rrjeti ARPA
Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur
me emrin “internet” rrjedhë nga koha e luftës së ftohtë në vitet ´60. Si
iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake të ShBA-ve, të
cilat sot nga disa prezantues në internet kritikohen për mbajtjen
sekrete të internetit.
Që në fillim të viteve ´60, ushtarakët amerikanë mendonin se si t’i
mbronin informatat e mbledhura edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga
kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shihej një rrjet
elektronik. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin
dhe të shpërndaheshin në kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast
ndryshimi apo futjes së të dhënave të reja, duhej që ndryshimet të
bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjet. Secili nga
kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët
tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundur vazhdimësia e komunikimit në
rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterët, ose këputjes së
ndonjë lidhjeje. Sidoqoftë, në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve
angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur
“Rrjeti i decentralizuar”. Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e
njohim si paraardhës të internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky
projekt nuk u realizua, kurse vetë ideja për një “rrjet të
decentralizuar” ,ku bartja e të dhënave do të bëhej në formë paketash,
mbeti në kokat zhvilluese.
Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti
1958 shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi
që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja
për “rrjetin e decentralizuar” u zhvillua edhe më tej dhe mori një
formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të
lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur
40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një
rrjetë i mbyllur. Nga ky rrjetë i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej më
vonë rrjeti i internetit.
Te arriturat shkencore
Ideja për lidhjen e llogaritësve në një rrjetë, ishte interesante jo
vetëm për qarqet ushtarake por edhe për ato shkencore. Në të vërtet për
shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të
dhënave ndër kompiuter, porse vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave nga
një kompiuter në tjetrin. Pasi që ARPA-Net kishte një aftësi për t´u
hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat tjera. Më ndihmën
e këtij rrjeti shkencëtarëve, që në vitet e `70 ju epej mundësia e
shkarkimit të informatat nga institutet e lidhura në ARPA-Net .
Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjetë rritej dita-ditës,
llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative. Llogaritës
të fabrikantëve të ndryshme, unix e më vonë edhe kompiuterët personale
filluan të lidhen në këtë rrjetë. Disa nga këta llogaritës kishin lidhje
të drejtpërdrejtë ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e telefonit dhe
të modemit. Me këtë paraqitet nevoja e një protokollimi të ri të
bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos jetë i bazuar në
sistemin operativ të kompiuterve të lidhur dhe shpejtësinë e bartjes së
informatave. Si rezultat i kësaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, më këtë
u bë edhe i mundëshem bartja e informatave në rrjetin ARPA-Net në
mënyrë të standardizuar për të gjithë llogaritësit e lidhur në këtë
rrjetë.
Merita shkencore në ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan
këtë rrjetë në mënyrën e vet. Dëshirë e tyre ishte një tablo informative
ku bëhet këmbimi i informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune
krijohet i ashtuquajturi “Usenet ” (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u
vendosë edhe një gurë në ndërtimin e internetit.
Rrjeti i rrjeteve
Nevoja e dallimi të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në
ARPA-Net, për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve
`80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net
mbete në duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në
vitet ´80, bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të.
Shkaktar i rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan
National Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë
llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA të i lidhë në
këtë rrjetë. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të
vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo
kompiuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua “rrjeti i rrjeteve” për të
cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala “internet” . Me këtë
edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.
Në të njëjtën kohë në Evropë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim.
Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi që modeli amerikan
TCP/IP nuk ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin
1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche
Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një
sistemit të lidhjeve të kompiuterve në nivelin Evropian. RARE lancoi
projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems
Interconnection Networking in Europe ) për kete qellim.
Inciativa evropiane ju përkulë suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe
më në fund vendosen për të krijuar një rrjetë multi-protokollar që ndër
të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua
EuropaNet dhe në të u lidhen qendra të ndryshme shkencore të Evropës.
Tani më ekziston lidhja transatlantike e Evropës në Backbone të
ShBA-së. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Evropiane ju
besua organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Evropë ekziston
sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer
Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të
mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime
të ngjashme me ato të Evropës.
Sot kur ne themi “Internet”, atëherë nënkuptojmë jo vetëm thjeshtë
një rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla
(organizatave, institucioneve etj.) në Backbone.
Funksionimi i internetit
Të gjithë i keni dëgjuar fjalët URL dhe WWW. Por, ç’do të thonë këto
fjalë? URL – Uniform Resource Locators s’është asgjë tjetër, por vetëm
adresë e një faqeje në internet që përmban informacionin e shkëmbyer
standard të shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), që ju e
shkruani në çdo adresë që doni ta shihni ne Internet. Hypertext do të
thotë një tekst i regjistruar në një forme elektronike me lidhje
referative ndërmjet faqeve.
Kuptojeni Internetin si një qytet të madh që ka shume banesa, ca
pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nepër
rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te
shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami
dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni
Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te
shkruajn llafe te poshtra nepër dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me
gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra
shkurt ka çdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish
adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese
nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli
dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne
Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne
www.instabul.com.tr larg.
Ç’është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i
Përgjithshem Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që
vazhdon të thurret edhe në momentet kur ti je duke lexuar këtë.
Merimanga e ka trupin në ShBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.
Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është
standardi i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të
mbështsë dërgimin e skedarit në një server interneti.
ISP Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.
Serveri është një komjuter që bën të mundur lidhjen me internetin.
Pra, është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server
tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.
Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që
bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një
dyqan me qira, për të cilin duhet t’i paguani qiradhënësit.
XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup
Language) janë standarde të reja për krijimin e faqeve, versione të
reja të HTML.
Intraneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar
vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune
që ka edhe Interneti.
Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet
me qëllime dhe përmbatje tregtare, .org do të thotë organization, .edu
do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla etj.
Interneti shqiptar
Zhvillimi i internetit në Shqipëri mori hov pas viteve ’90. Faqet
shqiptare tash janë edhe në gjuhë të tjera dhe shikohen nga e gjithë
bota. Ato pasqyrojne zhvillimin e vendit dhe kulturës shqiptare. Shembuj
faqesh shqiptare janë të shkruara te lidhjet e jashtme.
0 comments:
Post a Comment