Gjatë ditës së sotme, Google ka njoftuar se ka lëshuar në
funksionin opsionin e leximit të librave të Google Books edhe gjatë
kohës kur përdoruesit është offline.
Funksioni i ri i
mundësuar nga Google mbështetet nga shfletuesi i saj Google Chrome, dhe i
njëjti u mundëson lexim të librave edhe pa asnjë lidhje interneti.
Për ta bërë të mundur këtë opsion, ju duhet ta shkarkoni aplikacionin
e Google Books nga Chrome Web Store, dhe më pas do të keni qasje të
plotë në leximin e librave.
Për këtë risi, Google ka dhënë një sqarim interesant. “Ne të gjithë e
kemi përjetuar këtë. Lidhja e internetit mund të jetë jashtë funksionit
papritmas, dhe kjo do t’ua ndërpret leximin e librit tuaj elektronik.
Mirëpo, tani ne jemi të lumtur që kemi arritur ta bëjmë më të lehtë
për lexuesin që të qaset në librarinë e Google kurdo, dhe nga çdo vend,
pavarësisht se a keni internet apo jo” thuhet në njoftimin e Google.
0 comments:
Post a Comment