Oracle për çerekun e vet të dytë fiskal, i cili në kompani
përfundon kah fundi i nëntorit, paraqiti rritje të të hyrave dhe të
profitit, përkundër rënies së shitjes së harduerit prej 17%.
Profiti
total i kompanisë ishte 2.19 miliard dollarë, kundrejt 1.87 miliard
dollarëve të vitit të kaluar. Njëkohësisht të hyrat totale u ritën për
2% në 8.8 miliard dollarë.
Oracle, i cili pjesën më të madhe të të hyrave e realizon nga shitja e
softueri për afarizëm dhe softueri për menaxhimin e bazave të të
dhënave, publikoi se shitja e harduerit gjatë çerekut të dytë ka rënë
për 14%, në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më herët, që është
çereku i tretë radhazi në të cilin Oracle shënon rënie të shitjes në
fushën e harduerit. Sipas pohimeve të përfaqësuesve të Oracl, arsyeja
kryesore për rënien e shitjes së harduerit është kalimi në procesorin e
ri, të quajtur T4, për shkak të cilës gjë shumë blerës shtynë blerjen e
harduerit të ri.
0 comments:
Post a Comment