Versioni i ri i shfletuesit të Mozillas është në dispozicion për
shkarkim, e një nga përmirësimet kryesore është avancimi i
performancave të JavaScriptit deri në 30 për qind.
Përveç
kësaj, është korrigjuar edhe një numër i madh i bug-ëve, e versioni i ri
paraqitet në kuadër të ciklit zhvillues të cilin e kanë vendosur në
Mozilla, i cili nënkupton versionin e ri për çdo gjashtë muaj.
Ata të cilët përdorin Mac OS X Lion me Firefoxin e ri do të mund të
kënaqen me integrimin më të mirë të temave, e për ata, si dhe për të
gjithë të tjerët, aty është edhe përkrahja e përmirësuar për HTML5,
MathML dhe CSS.
Detajet për avancimet e ndërmarra mund ti gjeni në faqen zyrtare, ku mund të shkarkohet edhe versioni më i ri.
Edhe pse data zyrtare e paraqitjes është 20 dhjetori, për disa
shfrytëzues Firefox 9.0 do të jetë në dispozicion gjatë ditës së
nesërme.
0 comments:
Post a Comment