Dropbox është i gatshëm për Ice Cream Sandwich. Në versionin e
ri të aplikacionit të shërbimi “në re” janë në dispozicion mundësi
shtesë si dhe mundësitë e ndryshme të optimizimit.
Ndryshimet
në ndërfaqe sjellin shfaqjen më të mirë të galerive, qasjen në veprimet
me direktoriume dhe fajlla me një të prekur, dhe tab-ët e ndarë për
Dropbox, Uploads dhe Favorites. Gjithashtu, aplikacioni ka mundësinë e
ngarkimit të disa fajllave përnjëherë nga memoria lokale, respektivisht
shkarkimin e fajllave në memorien lokale të celularit.
Përveç këtyre, aplikacioni korrigjon disa bug-ë nga versionet e
mëparshme, dhe ofron opsionet e rinj gjatë riemërimit të fajllave.
Dropbox 2.0 është në dispozicion për shkarkim pa pagesë nga Android Market.
0 comments:
Post a Comment