Në detin e aplikacioneve të ndryshme ata që nuk mendojnë për
asgjë tjetër por për Facebookun kanë menduar edhe për një të tillë i
cili do të përkujdeset që edhe pasi të keni vdekur mesazhin tuaj të
fundit ta lexojnë të gjithë miqtë në rrjetin e njohur shoqërorë.
Nëse
aktivizoni aplikacionin “If I Die” (Nëse vdes) qysh përpara mund të
shënoni mesazhin tuaj të fundit të cilin dëshironi që ta lexojnë miqtë
tuaj në Facebook pasi të jeni larguar nga kjo botë.
Pas aktivizimit Facebooku do të ju jap opsionin të zgjidhni se çfarë
mesazhi dëshironi të lëni pas vetes, të shkruar ose ndoshta ndonjë video
incizim.
Pasi që të shkruani ose incizoni mesazhin tuaj përfundimtar duhet të
zgjidhni tri persona të cilët edhe zyrtarisht do të konfirmojnë vdekjen
tuaj në Facebook. Pas kësaj, mesazhi juaj përfundimtar do të aktivizohet
dhe do të shihet nga të gjithë miqtë tuaj.
Mjaftë interesant është fakti se Facebook qysh më 2009 pati publikuar se do të ruaj të gjitha profilet e të vdekurve ashtu që familjarët dhe miqtë, nëse dëshirojnë, në to mund të lënë mesazhe.
0 comments:
Post a Comment