iPhone i dekoduar është një iPhone i mirë.
Nëse deri më tani nuk e keni çliruar iPhone tuaj nga prangat e
vendosura të Apple, tani keni mundësi shum lehtë ta bëni këtë. Verzioni i
fundit i RedSn0w tani përfshin iPhone krejtësisht të lirë i cili punon në sistemin operativ iOS 5.0.1, pasi që hakeri Pod2g arriti krejtësisht të deshifrojë.
Pas disa muajve punë, Pod2g triumfoi mbi lavirintet e Apple-s të
cilat i vendos pas çdo verzioni të sistemi operativ, me çka pamundëson
zhbllokimin ose deshifrimin e saj, edhe pse suksesi i Apple nga fillimet
e popullaritetit të iPhone1 në një masë të madhe varet nga njerëzit të
cilët dekodojnë dhe krijojnë mënyra të reja për të përdorur telefonin
mobil.
Apple ka zakon të merr idetë nga hakerët të cilët programojnë
aplikacione dhe pamundësojnë që teknikisht telefoni juaj të bëjë më shum
se që nuk është i dekoduar. Shembull, dizajni i ri i qendrës për
njoftime(ang. notification) i pranishëm në iOS 5.0 fillimisht ishte
vetëm si një aplikacion i krijuar nga programerë të palicencuar dhe në
dispozicion vetëm për iPhone të dekoduar.
Hakerët tashmë të njohur si DEV-TEAM,
gjithë këtë cirkun për deshifrimin dhe dekodimin e paisjeve e quajtën
“lojë në mes të miut dhe maces”. Deri më tani asnjë platformë mobile nuk
ka qenë krejtësisht e dekoduar , dhe duket që akoma nuk do të ndodhë.
Më shum informacione se si të dekodoni iPhone tuaj në faqen e iClarified.
Nëse qëndroni në Vanilla, ose Iphone mbetet i pa dekoduar ose i bërë
“Jailbrake”, do të humbasni aplikacione të shkëlqyeshme si psh:
- Siri për iPhone4, 3GS; Aktivizoni asistentin personal Siri tashmë në dispozicion vetëm në iPhone 4S, edhe në telefonin tuaj iPhone 4 ose 3GS
- Winterboard, aplikacion i cili ju mundëson krejtësisht të ndryshoni interfejsin dhe gjith dukjen e sistemit operativ.
- iFile, ju mundëson të lëvizni dosje, të kopjoni dhe të modifikoni ato ngjajshëm sikur në kompjuterin tuaj personal.
- SpringFlash, e mbani sustën për rritjen e zërit dhe për dy sekonda përfshin LED llambën të cilën e kanë iPhone 4, dhe 4S.
- FullScreen for Safari, knaqu me surfim në internet përderisa i gjith ekrani juaj shëndrohet në shfletues.
Do t’ju kishim sygjeruar të posedoni dituri të mjaftueshme rreth
dekodimit ose jailbrake të iPhone, dhe të lexoni diçka më shum sepse ka
mundësi të mos ju pranohet garancioni më pas në rast të ndonjë defekti
të paisjes. Ju këtë e bëni në rrezikun tuaj personal, ne si ItShqip nuk
mbajmë ndonjë përgjegjsi.
0 comments:
Post a Comment