Shërbimi për mësimin e gjuhëve të huaja tek të cilët
shfrytëzuesit ndihmojnë njëri tjetrin nuk janë risi. Mirëpo, mësimi i
gjuhëve të huaja duke bërë njëkohësisht përthimin e uebit në një gjuhë
të huaj është sadopak ndryshe.
Kjo ide qëndron prapa
shërbimit Duolingo, i cili momentalisht është në fazën beta.
Shfrytëzuesi duke avancuar në mësimin e gjuhës së huaj, merr për detyrë
të përkthej fjali gjithnjë e më të komplikuara, e përkthimi i fjalive
mund të shfrytëzohet për përkthimin e uebit – po e zëmë për përkthimin e
Wikipedias nga gjuha angleze në një gjuhë tjetër.
Autorët si shembull japin situatën në të cilën një milion njerëz do
të mësonte një gjuhë, me cilin rast ata do të mund të përkthenin tërë
Wikipedian nga gjuha angleze në atë spanjolle për 80 orë. Për momentin
është mundësuar mësimi i gjuhës spanjolle dhe asaj gjermane, e më vonë
do të mundësohet edhe mësimi i gjuhës frënge, italiane dhe kineze.
0 comments:
Post a Comment