Kanë kaluar shumë pak ditë pas lansimit të Firefox 9 të destinuar për
Windows, Mac dhe Linux, por lajm tjetër i mirë për përdoruesit e Linux
është se Mozilla ka punuar një version të ri të Firefox 10.0 beta për
Linux, i cili tanimë është në dispozicion për shkarkim.
Karakteriska të reja të Firefox 10.0 beta janë:
- Realizimi Anti-Aliasing për WebGL;
- Butoni Forward, i cili ishte i paracaktuar (default), është fshehur;
- Realizimi Full Screnn APIs për ndërtim me të lehtë të web-aplikacioneve në ekran të plotë;
- Mbështetje të CSS3 dhe 3D-Transform;
- Mbështetje të CSS rekuizitave;
- Eshtë shtuar elementi për HTML5 për izolim të tesktit;
- Eshtë shtuar CSS Style Inspector;
- Eshtë shtuar IndexedDB APIs.
Me versionet me të reja të shfletuesve Chrome 16 dhe Firefox 9, nuk
jemi të sigurtë pse Mozilla ka vendosur të publikoj një version të
Firefox kaq shpejt. Sidoqoftë për ata që janë të interesuar ta
shkarkojnë, lidhjet për shkarkim mund t’i gjejnë në faqen e internetit, Sofpedia.
0 comments:
Post a Comment