Go Daddy ka humbur rreth 21,000 domeine
gjatë ditës së premte. Mund të ishte si një rastësi – ose si një
rezultat i shpartallimi si kundërpërgjigje nga qeveria për mbështetjen e
Go Daddy ndaj “Stop Online Piracy Act”.
Gjatë ditës së premte, Go Daddy ndryshoi kursin e vet dhe e
largoi mbështetjen për legjislacionin kundërthënës. “Go Daddy do ta
mbështesë atë kur dhe nëse komuniteti i internetit e mbështet atë,” tha
CEO i Go Daddy, Warren Adelman, gjatë një deklarate.
SOPA, e paraqitur në Kongres gjatë vjeshtës së
këtij viti, do ta lehtësonte mbylljen e uebfaqeve nga Departamenti i
Drejtësisë për shkak të ndonjë dyshimi për lidhet me piraterinë.
Derisa 21,054 domeine u larguan nga Go Daddy gjatë
të premtes nga Domaincontrol.com – që udhëhiqet nga Go Daddy – sipas,
vëzhguesit të domeineve, DailyChanges.com, është e drejtë të thuhet që 20,034 faqe u bartën gjatë të njëjtës ditë.
Sipas faqes TheNextWeb.com, largimet nga ky regjistrues i domeineve janë ndërtuar gjatë javës, me 8,800 faqe të raportuara gjatë të hënës dhe 14,500 faqe gjatë mërkurës.
Go Daddy në fillim nuk reagoi për t’iu përgjigjur kërkesës së CNET për koment.
0 comments:
Post a Comment