Dega britanike e Sonyt publikoi se tabletët e kompanisë do të
marrin mbindërtimin në versionin e fundit të Androidit, të njohur me
emrin e kodit Ice Cream Sandwich.
Edhe pse koha konkrete e
vënies në dispozicion të këtij mbindërtimi nuk është publikuar, nga
kompania kanë porositur se ai do të arrij “së shpejti”, që sipas të
gjitha gjasave nënkupton fillimin e viti tët ardhshëm. Në mes tjerash,
Ice Cream Sandwich sjell mundësinë e hapjes së pajisjeve përmes
incizimit të fytyrës, avancimin e notifikimit, multutaskingun, tastierën
dhe shpenzim më të vogël të qarkullimit me të dhëna.
Tabletët e Sonyt që kanë dukje unike nuk kanë shënuar rezultate të
rëndësishme në shitje. Por, kompania siç duket është e dedikuar për
vazhdimin e avancimit të ofertës ekzistuese.
0 comments:
Post a Comment