Real Racing 2 debuton në Android

Një prej lojërave më të mira për pajisjet me Apple iOS është Real Racing 2, dhe ka një lajm të mire edhe për përdoruesit e Android sepse Real Racing 2 është tani i gatshëm për tu shkarkuar dhe instaluar në celularët e mençur dhe tabletët me Android 2.1 e versionet tjera më të reja.
Titulli i jashtëzakonshëm garues për Apple iOS tani më në fund është shfaqur edhe për përdoruesit e Android dhe siç duket asnjë prej veçorive më të mira të kësaj loje nuk mungon. Një lojë me 30 vetura të performances së lartë, 15 lokacione të ndryshme dhe një modus mbresëlënës të karrierës, të bënë për një cast të harrosh se je duke luajtur në një platformë mobile. 
Tituj të këtillë dikur kanë qenë luks për platformat PC apo për PS3 e Xbox360 ndërsa tani mesa duket me rritjen e fuqisë harduerike të platformave mobile, asgjë nuk është më pengesë dhe në fakt nuk është çudi nëse një ditë do të shohim tituj si Skyrim duke debutuar për iOS apo Android. Real Racing 2 është e gatshme për shkarkim për testim pa pagesë në Android Market, dhe më pas mund të paguani për versionin e plotë të lojë për 4.99 dollarë.