Hakerët-Aktivist Anonymous arritën të vjedhin me qindra e-mail,
fjalëkalime, kartela krediti dhe shum të dhëna tjera nga një kompani
amerikane Stratfor. Sipas hakerëve, janë vjedhur mbi 200GB të dhëna.
Faqja e kompanis është shuar, dhe janë suspenduar të gjitha aktivitetet e
serverëve dhe e-mail adresat e Stratfor.
Një anëtarë i Anonymous thotë se kartelat e kreditit të vjedhura i
kanë shfrytëzuar për të dhuruar miliona dollarë si donacione për
bamirësi. Qëllimi, thonë hakerët, është që të festohet Krishtlindja.
Megjithatë, shum rënd është të besohet se ato para do të arrijnë deri
tek destinacioni i duhur, organizitatat për bamirësi, sepse mesiguri do
të bllokohen këto transferime të parave.
Happy #LulzXmas | @STRATFOR database dump + 30,000 cc/ccv #s -- pastebin.com/q5kXd7Fd | #Anonymous #AntiSec #LulzSec #ExpectUs
Anonymous publikoi listën
e kompanive private të Stratfor. Stratfor merret me raporte
intelegjente të ndjeshme politike, ekonomike, analiza lufte nga shtetet
të ndryshme, dhe normalisht kjo listë është sekrete. Më sakt, ishte
sekrete. Siç mund të shikoni në atë listë,
ndodhet edhe qeveria e Maqedonis. Tek të dhënat e vjedhura mund të
shikoni disa emra, numra të telefonit, dhe kartela krediti si dhe
fjalëkalime të disa politikanëve Maqedonas.
Nga Stratfor thonë se kjo list në fakt përmban klientët të cilët kanë
blerë raporte nga kompania, por jo dhe lista e klientëve të cilët kanë
bashkpunime më serioze me kompanin. Stratfor njoftoi se ka lajmëruar
rastin tek autoritetet.
“Mëndoj se hakerët jetojnë në një botë të tillë që nëse fiksohen në ju atëher do të tentojnë për t’ju sulmuar, është shum vështirë të mbroheni nga ato”, tha Fred Burton, shef sigurimi në kompaninë Stratfor për Associated Press.
0 comments:
Post a Comment