Duke filluar që nga janari i vitit 2012,
Facebook do të fillojë vendosjen e reklamave në furnizuesin e tyre
kryesor me lajme me një rrjedhë: një reklamë e sponsoruar në furnizuesin
tuaj me përditësime gjatë ditës për fillim, me këto reklama të
paraqitura si postime normale ku edhe ceket etiketa “Sponsored” në vijën
e komenteve. Përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të lirohen nga këto
paraqitje të reklamave në furnizuesin e tyre kryesor me përditësime dhe
mbase reklamat e shumta do të jenë për celularë.
Faqet si Inside Facebook dhe TechCrunch kanë marrë pohimin nga Facebook që këto ndryshime do të paraqiten në fillim të vitit të ardhshëm.
Është mëse e sigurt që kjo risi nuk do të pëlqehet
nga shumë përdorues. Facebook do ta vendos këtë prjekt si aventurë e
vlefshme ku reklamuesit i paraqesin programet e tyre përgjatë
veprimtarive nga miqtë tuaj, shumë më mirë se sa banerët tradicionalë.Në anën tjetër, paraqitja e shpeshtë e reklamave të sponsorura në furnizuesin kryesor me përditësime, pa marrë parasysh se sa i lidhur me jetën e përditshme të përdoruesve është rrjeti Facebook, do të rezultojë që turma të përdoruesve të largohen nga ky rrjet.
0 comments:
Post a Comment