Duke pëcjellë filmin e Left 4 Dead që u
shfaq gjatë ditës së sotme në internet dhe që ofronte pamje të
gjeneruara nga adhuruesit, së fundi në skenë rrodhi edhe një film tjetër
i krijuar enkas për titullin tjetër Battlefield 3.
Video është filmuar nga perspektiva e karakterit të lojtarit dhe
shfaq një skenë beteje në një hangar, duke ofruar disa detaje vërtetë të
shkëlqyera.
Edhe pse video është në aksion real, të shpresojmë se loja do të jetë
në gjendje të ofroj HUD në këtë nivel dhe grafikë kaq të ngjashme me
realitetin, së paku në versionin për PC.
Lojtarët e Battlefield 3 që mendojnë se kanë shkathtësi për të qenë
më të mirët, mund të jenë të interesuar të mësojnë se EA dhe DICE së
fundi janë duke organizuar një garë për të gjetur lojtarin më të mirë në
garën e tyre “Only in Battlefield 3”.
0 comments:
Post a Comment