Mozilla dhe Google gjatë ditës së sotme
kanë bërë një marrëveshje të re për kërkimet që do të ofrojnë “të
ardhura të rëndësishme” për ndërtuesin e Firefox.
“Ne jemi të kënaqur të ju lajmërojmë që ne kemi
negociuar një marrëveshje të rëndësishme dhe reciprokisht përfituese me
Google,” tha sot Mozilla në një deklaratë. “Kjo marrëveshje e shtyn mardhënien tonë të gjatë të kërkimit me Google për së paku tre vite shtesë.”
Sipas marrëveshjes, Mozilla do të vazhdojë ta
ofrojë Google.com si makinë të kërkimit në Firefox (kjo makinë e
kërkimit edhe mund të ndërrohet), që tani kontrollon rreth një çereku të
tregut të shfletuesve.
“Mozilla ka qenë një bashkëpunëtor i çmuar i Google
gjatë viteve dhe ne jemi duke vazhduar këtë bashkëpunim në vitet e
ardhshme,” tha Alan Eustace, i cili është kryetari i kërkimit në Google.
Mozilla nuk pranoi që të japë hollësi për kontratën
e re. Një zëdhënës nga kjo ndërmarrje nuk pranoi të flasë nëse
marrëveshje ishte e krahasueshme edhe me marrëveshjen e kaluar.
Në vitin 2010, në vitin e fundit në të cilin Mozilla ka
lëshuar deklarata financiare, kontrata me Google i siguroi 84% të
përfitimet të Mozilla, që gjithsej i ka 123 milionë dollarë, pra
përafërsisht 103 milionë dollarë.
0 comments:
Post a Comment