Subex, një ofrues i sistemeve për
mbështetje të biznesve që ofrojnë shërbime të komunikimit, ka bërë të
ditur se Telekomi i Sllovenisë është duke zgjeruar platformën Subex
Revenue Operation Centre (ROC) Fraud Management përgjatë tërë grupit të
saj.
Telekomi i Sllovenisë ofron komunikime mobile të nivelit të
lartë, komunikime IP dhe të fiksuara, përmbajtje multimediale dhe
shërbime për individë dhe biznese. Kompania me qendër në Slloveni, ka
presence në Kosovë (përmes operatorit IPKO), e gjithashtu edhe prezencë
në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të zi, dhe Maqedoni.
Telekomi i Sllovenisë ka qenë duke shfrytzëuar ROC Fraud Management
të Subex gjatë tre viteve të fundit për komunikimet e saja të fiksuara.
Kur arriti të zgjerojë grupin e saj përmes blerjeve, Telekomi i
sllovenisë zgjodhi ROC Fraud Management të Subex për të gjitha kompanitë
e saja fikse dhe mobile.
ROC Fraud Management do të instalohet në formë qendrore në Lubjanë
dhe do të mbulojë të gjithë operatorët fiks dhe mobil në Slloveni,
Maqedoni dhe Kosovë, duke ndihmuar në mbrojtjen e mbi 14 milion
abonentëve që ka si Telekom Sllovenija Group.
Platforma ROC Fraud Management e Subex është ndërtuar të ndihmojë
lëvizjet e CSP’ve (Communication Service Providers – CSV) që të ecin
para drejt parandlimit të mashtrimit, duke eliminuar mashtrimet e
njohura, duke reduktuar kohën e punës së lire, duke vendosur kontrollime
të brendshme dhe duke përmirësuar procesin e përmirësimit të mbrojtjes
kundër mashtrimit.
Sistemi ka disa veçori, duke mundësuar mbrojtje në kohë reale përmes
kontrolleve të saja in-line dhe kontrolleve të transaksionit dhe duke
prioritizuar rastet e mashtrimit përmes teknikave të saja të
intelegjencës së avancuar artificiale.
0 comments:
Post a Comment