Nganjëherë, pamjet e modeleve të reja të telefonave të mençur të
cilat rrjedhin nga burime të ndryshme të informacionit, janë më
interesante sesa ato zyrtare të cilat i lëshon kompania prodhuese.
Kësaj
radhe, bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit, LG Fantasy, për të
cilin faqja e zhvilluesve të XDA ka marrë pamjet e para dhe të
turbullta.
Sipas tyre, LG Fantasy pritet të jetë një model i ri i telefonit të
mençur i cili bazohet në Windows Phone, ndërsa ngjyra e parë e këtij
modeli pritet të jetë e zezë, metalike.
Për më shumë, është zbuluar se LG Fantasy do të ketë një ekran IPS, të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç.
Bazuar në pamjet e para, LG Fantasy mendohet se do t’i takojë
kategorisë së telefonave mesatar, sa i përket kostos, ndërsa lansimi
zyrtar i modelit pritet të ndodhë në ngjarjes vjetore të CES.
0 comments:
Post a Comment