Microsoft publikoi aplikacionin Lync për përdorim në iPhone dhe
iPad. Bëhet fjalë për aplikacionin për qasje në sistemin e Microsoftit
për komunikimin në zyre i cili është në dispozicion për shkarkim pa
pagesë nga App Store.
Aplikacionet ofrojnë mundësi të
kryerjes së thirrjeve VoIP, dhe komunikimin me mesazhe të çastit.
Gjithashtu, janë mundësuar edhe bisedat konferencë, e aplikacioni ofron
pasqyrën e dispozicionit të shfrytëzuesve në kohë reale. Për punë
nevojitet Lync Server në vendin e punës ose një llogari pranë Office
365/Lync Online.
Më herët gjatë muajit Microsoft në versionin për iOS plasoi OneNote
dhe lojën Kinectimals e cila deri tani ishte në dispozicion vetëm për
Windows Phone.
0 comments:
Post a Comment