Herën e fundit që është folur për shifrat e aktivizimeve të
Android, Google kishte thënë se ajo aktivizon më shumë se 550 mijë
pajisje mobile Android në ditë, ndërsa tani Andy Rubin ka lëshuar disa
të dhëna të reja të cilat tregojnë rritjen e mëtutjeshme të platformës
mobile të Google.
Sipas shefit të sistemit operativ Android,
Andy Rubin, tani janë mbi 700,000 pajisje mobile Android që aktivizohen
çdo ditë, ose 22 milionë pajisje brenda një muaji.
Sipas përfaqësuesit të Android, Google vetëm njëherë e numëron një
pajisje, pasi që pajisjet mobile që shiten ose ri-aktivizohen nuk hyjnë
në listën e pajisjeve të aktivizuara.
0 comments:
Post a Comment