Disa thonë se në dashuri dhe luftë çdo gjë është e lejuar. Nuk e
dimë me saktësi se çfarë marrëdhënie kanë në mes vete Kinezët dhe
Amerikanët për sa i përket kësaj shprehje, por njëri tjetrin assesi nuk
po e lënë rehat.
Kështu tani hakerët kinez kanë depërtuar në
serverët e Odës Amerikane të Tregtisë dhe kanë marrë të dhënat për tre
milion anëtarët e saj. “Informatat” e përmendura përkthehen në gjashtë
javë e-maila në lidhje me politikën kundrejt vendeve aziatike, e mund të
ndodhë që të kenë ardhur edhe deri te e-mailët “e ndjeshëm” të vjetër
deri në një vit.
Në Odë nuk e kishin ditur se ishin të sulmuar derisa FBI-ja nuk i ka
lajmëruar se serverët nga Kina po ju vjedhin të dhënat. Sasia e saktë e
të dhënave të marra nuk është e ditur. Pasi që kanë marrë vesh për
sulmin, Oda ka hequr një pjesë të rrjetës së vet nga Interneti dhe ka
nisur përmirësimin e sigurisë që zgjati 36-orë. Ky sulm mbi
institucionet dhe kompanitë amerikane nuk është i pari (më herët janë
hakuar serverët e NASA-s dhe ata të Google), e sipas të gjitha gjasave
as i fundit.
0 comments:
Post a Comment