Malware-t që targetojnë pajisjet mobile kanë filluar të përhapen në
numër më të madh krahasuar me vitet e kaluar, duke qenë gjithmonë e më
shumë më të sofistikuara dhe më komplekse.
Platforma më e prekur është Android, prandaj kërkuesit janë shprehur se ky sistem operativ po shndërrohet në një ‘sozi’ të Windows-it për kompjuterët desktop.
Sipas kërkuesve të F-Secure Labs, numri i kërcënimeve mobile është rritur në mënyrë të ndjeshme në dimrin e fundit, ndërkohë që përqindja që zë Android ka pësuar po ashtu rritje. Nëse më parë 49 ndër 74 kërcënime të njohura ishin për Android, sot 96 nga 100 janë për të. Ndërkohë, në tremujorin e fundit Android përbënte 91.3% të të gjithë aktiviteteve dashakeqëse.
Pjesa tjetër e kërcënimeve vazhdonin të synonin Symbian-in e Nokia-s. Për Blackberry, Microsoft Windows Mobile/Phone ose Apple iOS nuk u gjend asnjë kërcënim i njohur.
Android po aq i rrezikuar sa XP
Kërkuesit shprehen gjithashtu se një shqetësim të madh përbën edhe shfrytëzimi i dobësive në Android. Ata argumentojnë se ekosistemi i Android ka filluar t’i ngjajë Windows-it në desktop. Ndër elementet që shfrytëzohen për të shpërndarë malware janë përditësimet e Adobe Flash. Përdoruesve u kërkohet gjithashtu të drejtohen nëpër shërbime apo oferta për punë të cilat kërkojnë paraprakisht instalime nga përdoruesi. Sapo ky i fundit e instalon, malware instalon kode të cilat bëjnë telefonata me pagesë ndërkohë që përdoruesi është në gjumë, apo instalon spyware për SMS-të, të cilat gjurmojnë detaje mbi të dhënat bankare të përdoruesit, edhe gjatë kohës që përdoret lidhje e siguritë.
Këto lloj sulmesh nuk mund të realizohen dot në iOS, duke qenë se Apple nuk i lejon zhvilluesit e palëve të treta t’i pyesin përdoruesit për leje të dyshimta apo të instalojnë kodet e tyre për të lexuar SMS-të e tyre. Në ndryshim nga Apple, prodhues smartfonësh si Samsung, bazohen në komunitetin e hapur që ka krijuar Google, duke bërë që në shumë raste të realizohen mekanizma pothuajse indentike me ato të Windows-it në desktop.
Ndërkohë që më parë, njerëzit që e përdornin smartfonin e tyre me kujdes, duke parë vetëm gjëra të kufizuara në internet, kishin më pak gjasa për t’u infektuar nga malware-t, sot ky probabilitet është ulur. Sot malware-t shpërndahen gjerësisht edhe nëpërmjet email-it, prandaj përdoruesit duhet të bëjnë kujdes edhe kur klikojnë linqe të dyshimta në e-mail, njësoj si në desktop.
Përdoruesit e çdo platforme tjetër mobile, përfshi iOS, mund të targetohen përmes spam-eve që i çojnë në uebfaqe të tjera. Apple ka rregulluar gjithashtu disa dobësi që i lejonin sulmuesit të bënin “jailbreak” pajisjen. Për pjesën më të madhe të përdoruesve të Google nga ana tjetër, është arritur në përfundimin se nuk i përditësojnë pothuajse asnjëherë pajisjet e tyre. Në këtë mënyrë, edhe pse Google mund të rregullojë dobësi të sistemit, një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve vazhdojnë të mbeten në rrezik.

0 comments:
Post a Comment