Facebook fillon me testimin e sistemit të pagesës së dërgimit të mesazheve


A do të kishit paguar Facebook-ut një dollarë për një porosi të dërguar personit me të cilin nuk jeni të lidhur në këtë rrjet social?
Nga Facebook kanë lajmëruar se kanë filluar me testimin e sistemit, i cili përdoruesve do t’iu mundësoj që për një dollarë të dërgojnë porosi atyre personave të cilët nuk janë në rrethin e tyre të kontakteve.
Përdoruesit e këtij rrjeti social kanë dy inbox-ë: “Porositë e ardhura” në të cilën gjenden porositë të cilat i kanë marrë nga personat me të cilët janë të lidhur në këtë rrjet social dhe “Porositë tjera” në të cilën arrijnë porositë nga persona që nuk i keni shokë në Facebook, spamët dhe porositë tjera të parëndësishme.
Me këtë sistem të ri të pagesës, porositë të cilat zakonisht do të përfundonin në mailbox-in spam (të cilat shumica e përdoruesve kurrë nuk i kontrollojnë) do të shfaqen në inbox-in kryesor.

Në një njoftim për publikun Facebook-u përmendi dy arsyet kryesore për futjen e pagesës për dërgimin e porosive.
E para është që në këtë mënyrë personat të cilët dërgojnë ndonjë porosi të rëndësishme në Facebook atyre personave me të cilët nuk janë të lidhur (p.sh. nëse dëshirojnë ta kontaktojnë dikë rreth ndonjë pune apo nëse dëshirojnë të kontaktojnë personat të cilët i kanë njohur në ndonjë konferencë dhe nuk i kanë shkëmbyer e-mailet apo numrat e telefonit), do të jenë të sigurt se porositë do të përfundojnë në inbox-in kryesor dhe do të lexohen. Kurse arsyeja e dytë është lufta kundër porosive të padëshiruara sepse pagesa e porosive sigurisht se di t’i dekurajoj ata të cilët dërgojnë porosi spam kështu që në kutinë e porosive tuaja do të arrijnë vetëm porositë e rëndësishme.
Facebook lançon sinkronizim automatik të fotove për Android dhe iPhone
Facebook ka lançuar për publikun e gjerë opsionin e ri që ka filluar testimin që prej fillimit të këtij viti: sinkronizimin automatik të fotove që kapni me celularin tuaj.
Ato kopjohen në një album privat prej së cilit mund të vendosni më vonë t’i ndani apo jo me miqtë. Nëse keni aplikacionin e fundit të Facebook-ut për Android apo iPhone, kur të vizitoni timeline-n tuaj, do të shihni një njoftim lidhur me sinkronizimin e fotove.
Nëse e aktivizoni këtë opsion, atëhere çdo imazh që kapni me kamerën e celularit tuaj do të ruhet edhe në Facebook (keni deri në 2 GB hapësirë). Për të përdorur sinkronizimin e fotove në iPhone duhet të keni iOS 6.
Facebook deklaron se zakonisht do të sinkronizojë fotot sapo njerëzit t’i kapin ato, por nuk do ta kryejë këtë veprim kur bateria të jetë në fund. Nëse përdorni internet përmes kompanive telefonike, fotot do të kopjohen në format më të vogël.
Sinkronizimin e fotove mund ta aktivizoni edhe nga kompjuteri juaj përmes timeline-n tuaj:
timeline>Photos>Synced From Phone.
Aktivizimi i sinkronizimit të fotove do të mbetet në dëshirën e përdoruesve
Për ta çaktivizuar këtë opsion në Android, shkoni në menunë në cepin e majtë të ekranit, zbrisni poshtë derisa të gjeni Account > App Settings > Sync Photos. Prej këtu, zgjidhni “Don't sync my photos.”Në aplikacionin për iPhone, shkoni në timeline-n tuaj, më pas tek Photos> Synced>Settings (ikona me ingranazh) dhe zgjidhni “Turn off Photo Sync.”
Në këtë zonë mund të zgjidhni edhe nëse doni t’i sinkronizoni fotot përmes internetit me kompanitë telefonike dhe Wi-Fi apo vetëm Wi-Fi. Atje mund të shihni gjithashtu sa hapësirë keni përdorur nga 2 GB e ofruara gjithsej.
Për më tepër informacione klikoni këtu: Facebook’s photo sync page.

Natyrisht, përveç rëndësisë që përdoruesit të marrin vetëm porositë e rëndësishme, Facebook filterarsyeja kryesore e këtij sistemi të pagesave të porosive është, përfitimi. Facebook prej një kohë të gjatë po mundohet të gjejë mënyra të reja që ti shfrytëzoj më shumë se një miliardë përdorues të këtij rrjeti social për rritjen e të ardhurave dhe shpresojnë se opsionet si shpalljet e sponzoruara dhe pagesa e dërgimit të porosive do t’ju ndihmojë në këtë qëllim.
Edhe pse çmimi i tanishëm i dërgimit të porosive është një dollarë, Facebook në të ardhmen mund ta rrisë apo zvogëloj këtë çmim. Testimi i këtij opsioni është limituar vetëm tek përdoruesit në SHBA dhe se numri i porosive të dërguara të cilat mund të ridrejtohen në kutinë e porosive të ardhura është limituar në vetëm një.
 Mos bini pre e postimit mbi privatësinë që po qarkullon në Facebook
E keni postuar edhe ju njoftimin mbi çështjet e privatësisë ne Facebook? Keni parë miqtë tuaj ta postojnë një gjë të tillë? Nëse nuk ju ka ndodhur asnjë nga këto më sipër, atëhere mos u shqetësoni. Është thjesht mashtrimi i rradhës. Në fakt, nuk është as një rreng i ri. Është thjesht përpunimi i një postimi të ngjashëm, pas së cilit ranë pre përdoruesit e Facebook-ut në fillim të këtij viti, kur kompania tregtohej në publik.
Në këtë postim thuhet me pak fjalë se “Në përgjigjje të direktivave të reja të Facebook-ut, unë deklaroj se mbaj të drejtën e autorit për të gjitha detajet e mia personale, ilustrimet, pikturat, shkrimet, publikimet, fotot dhe videot etj. (si rezultat i Konventës Berne).” Po ashtu thuhet se, për përdorimin komercial të materialeve të mësipërme duhet të merret lejë me shkrim dhe nxiten edhe përdoruesit e tjerë të Facebook-ut të ngrejnë padi në raste të tilla.
Atje kërkohet gjithashtu që edhe përdoruesit e tjerë të Facebook-ut ta postojnë këtë status. Janë të gjitha mashtrime! Robert Scoble, ikonë e mediave sociale, postoi për 434 000 të abonuarit në faqen e tij se “Nëse po postoni mbi të drejtat e autorit në Facebook dhe nuk keni kërkuar më parë mbi vërtetësinë e tij, atëherë jeni thjesht mendjelehtë.” Scoble u sugjeron njerëzve të bëjnë një farë kërkimi para se të postojnë pa pasur ndonjë ide se nga vijnë statuse të tilla. Në Snopes.com mund të gjeni informacionet e nevojshme para se të bëni "copy-paste" një postim të tillë.
Si të dalloni mashtrimet në Facebook
Në fund të fundit, kur hapni një llogari në Facebook, jeni i detyruar të lexoni kushtet paraprake për të qenë pjesë e rrjetit social. Askush nuk ju detyron të hapni një llogari në Facebook dhe vetëm pasi të keni lexuar termat e përdorimit dhe pasi të keni rënë dakort me to, mund të keni profilin tuaj në Facebook. Nëse pranoni, atëhere duhet t’i bindeni rregullave ligjore të rrjetit social.
Facebook-u rrit masat e sigurisë ndaj viruseve
Siç shpjegon Snopes, ju nuk keni të drejtë të vendosni apo të ndryshoni kushtet e pranimit. Po ashtu, ai thekson se ju, nuk mund të kufizoni nga ana ligjore të drejtat e një entiteti tjetër që nuk është pjesë e marrëveshjes mes jush dhe Facebook-ut, thjesht duke vendosur një pjesë teksti në Timeline-n tuaj.
Privatësia e Facebook-ut është në fakt një çështje tepër delikate që është pjesë e polemnikave të herëpashershme. Gjithsesi, faqja ofron mundësi të ndryshme për kontrollin e privatësisë, të cilat mund t’i zgjidhni vetë sipas preferencave tuaja.

Facebook-u edhe më tej do të punoj në përmirësimin e këtij opsioni, kurse momentalisht nuk është bërë e ditur se kur do të jetë ky opsion i disponueshëm për përdoruesit jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.