Rivendoset në punë kompjuteri më i vjetër i botës

Muzeu Kombëtar i Kompjuterëve në Mbretërinë e Bashkuar (National Museum of Computing) do të ekspozojë në ambientet e tij një kompjuter të ri, që peshon dy tonë dhe që është në fakt kompjuteri më i vjetër në botë.
Ai quhet “The Witch” dhe u krijua për Wolverhampton Instrument for Teaching Computation.
I konsideruar dekada më parë si “superkompjuter”, ai përdorej nga shkencëtarët në vitet 1950 për të kryer veprime me numrat e mëdhenj.
Për të shumëzuar dy numra dy-shifrorë kompjuterit i duhen 10 sekonda.
Pas 15 vitesh jashtë përdorimit dhe një kohe të gjatë rregullimi, kompjuteri është rivendosur në punë. Ai mund të punojë ditë e natë pa gabime.
Në ekspozimin e muzeut, ai gjendet me pjesë e tij origjinale.