Microsoft Albania, dega zyrtare e gjigantit softuerik mbarëbotëror në Shqipëri, do të mbajë në Tiranë një event ku do të prezantohen produktet më të reja të kompanisë.
“Microsoft Day”është eventi më i madh i teknologjisë së informacionit i mbajtur në Shqipëri. Tradicionalisht, ai mbledh së bashku profesionistë të IT-së, zhvillues, arkitektë softuerikë dhe menaxherë të biznesit të IT-së. “Microsoft Day” do të mbahet ditën e mërkurë, 14 nëntor 2012 në Hotel Sheraton tek Salla Illyria 1&2.
Eventi do të fokusohet në disa pika kryesore. Një prej tyre do të jenë përfitimet e Microsoft Flexible Workstyle. Duke qenë se mënyra se si njerëzit punojnë ka ndryshuar dukshëm, duke u orientuar dhe drejtuar nga bota e teknologjisë, lind nevoja e implementimit të një sistemi që ndihmon në lehtësimin e menaxhimit të punës.
Microsoft Flexible Workstyle, përmes teknologjive të saj shtesë, synon të ndihmojë njerëzit të realizojnë në mënyrë më efikase punën e tyre, kudo që ndodhen, kurdo që kanë nevojë, pavarësisht nga lloji i pajisjeve që përdorin.
Windows Server 2012 do të jetë një tjetër pikë e rëndësishme e këtij eventi. Mjetet e tij ndihmojnë konsumatorët të realizojnë kalimin në mjediset hibride duke vazhduar ofrimin e shërbimeve dhe plotësimin e kërkesave të tregut.
Windows Server 2012 me Hyper-V është një platformë virtuale që i ka ndihmuar organizatat e të gjitha madhësive të gjejnë mënyra për të reduktuar kostot dhe për të rritur efektivitetin operacional.
Në këtë event nuk mund të mungojë edhe prezantimi i Office 2013
Sigurisht që në këtë event nuk mund të mungonte edhe prezantimi i Office 2013. Suita, e cila pritet që jetë e ardhmja e produktivitetit, ndërthur e-mailin, dokumentet e rëndësishme, kontaktet, kalendarin dhe opsionet e personalizuara pothuajse në çdo pajisje tjetër, përfshi edhe ato me prekje.
Po ashtu do të flitet edhe mbi SQL Server 2012 dhe Microsoft Dynamics® CRM. Në versionin e ri të 2012-s, SQL Server është gati për t’u integruar në cloud. Ajo është ndërtuar për organizata që kërkojnë të mbrojnë dhe shpërndajnë në mënyrë efikase të dhënat e tyre përmes desktopëve, pajisjeve, qendrave të të dhënave si dhe cloud-it.
Dynamics CRM, nga ana tjetër, është një softuer biznesi, i cili i ndihmon punonjësit e kompanisë në menaxhimin e zgjidhjeve. Ai mund të përdoret në automatizimin e shitjeve, marketingut, menaxhimit të shërbimeve si dhe gjithë proceseve të tjera menaxheriale të biznesit.

0 comments:
Post a Comment