A i mbani mend celularët e parë, të ashtuquajtur “tulla”? Në krahasim me pajisjet smartfonë të ditëve të sotme, kujtimi për celularët e parë duket si një kthim në të kaluarën e largët.
Celularin “Tullë” të parë me peshë një kilogram e prezantoi Motorola qysh në vitin 1973, kurse celulari i parë komercial në dispozicion u shfaq vetëm në vitin 1983 dhe bëhej fjalë për modelin DynaTac 8000x.
Nga viti 1990 deri më 2011, abonimi në pajisjet celulare u rrit nga 12,4 milion në më shumë se gjashtë miliardë, përkatësisht 87 përqind të tregut global. Kompania japoneze NTT DoCoMo, e cila ofron shërbime të internetit pa tela, ka përpiluar një foto-listë të celularëve prej vitit 1987 deri më sot. Fotografia është pjesë e prezantimit në javën e dizajnit në Tokio, kurse ky prezantim ka shënuar edhe 20 vjetorin e punës së kësaj kompanie.
Dizajni i celularëve ka ndryshuar me të madhe gjatë këtyre viteve të përmendura. Kur Motorola në vitin 2004 prezantoi modelin e saj RAZR, pasoi një “përmbytje” të celularëve me mbyllje.
Por, revolucion të vërtet ka shkaktuar Apple në vitin 2007 me iPhone-in, të cilin e stoliste një risi e veçantë, ekrani me prekje. Shumë shpejtë prodhuesit tjerë të celularëve filluan prodhimin e celularëve më atë teknologji, kurse Apple filloi me akuza të shumta për shkeljen e patentave kundër një numri të prodhuesve të celularëve në mbarë botën.
Evolucioni i celularëve, modelet më të rëndësishëm të historisë
Megjithatë, teknologjia me prekje (touchscreen) mori rrugën e tij dhe kaloi kornizat e Apple dhe iPhone-it. Sot, iPhone nuk është më smartfoni më i shitur në botë.
Rikujtoni, në fotografinë që po ju sjellim, se si u zhvilluan celularët nga fillimi i tyre deri më sot.
0 comments:
Post a Comment