Shumëkush mund të jetë habitur nëse me 26 nëntor 2012, pas orës 23:00 ka vizituar adresën www.blackberry.com dhe
për një moment ka lexuar “Ftoni miqtë të zbulojnë aplikimet tuaja të
preferuara me BBM 6”! Ndoshta kush mund ta ketë lexuar, nuk mund t’iu
ketë besuar syve! Por ja që është e vërtetë: BlackBerry.com flet në
Shqip. Një moment, që ata që e kanë lexuar mund të jenë befasuar.
Mendohet se kjo ishte një “dhuratë” për Festën e 100 vjetorit të shtetit
shqiptar.

Në vazhdim, kur “lundrohet” nga linku në
link, shikohet se gjuha në Shqip ishte vetëm ajo në Front, dhe në
momentin që klikohet në një model, për blerje online, merren udhëzimet
për tu drejtuar në operatorin lokal mobil, varësisht nga modeli që
zgjidhet.
Blackberry ka si politikë të shitjes shpërndarjen dhe
mosmonopolizimin e produktit, ndaj dhe ka të ndara disa modele për një
operatorë apo edhe disa modele për disa operatorë mobilë. Pra, jo secili
operatorë mobilë ka të njëjtat modele, apo disa modele mund të jenë për
disa operatorë.
Shembujt në vijim sqarojnë
mënyrën e mundësisë së blerjes: |
|
![]()
Torch 9800 – Në Torch 9800 janë listuar 3 operatorë të ndryshëm; AMC, Plus Communication dhe Vodafone
|
![]()
Nëse duam të blejmë modelin Storm 9500, shfaqet mundësia e blerjes vetëm me Vodafone Albania
|
0 comments:
Post a Comment