Një virus, me synimin për të goditur
kompjuterët me Windows, po arrin të ngulitet thellë në Internet
nëpërmjet mesazheve të çastit në Skype, kanë konfirmuar ekspertët e
sigurisë. Mesazhi përmban një lidhje të shkurtuar
dhe një linjë mashtruese peshkimi: “Lol. Fotoja juaj e re e profilit
është kjo?” (Lol is this your new profile pic?) Duke klikuar në link shkarkohet një
skedari ZIP. Pasi hapet dosja, një virus Trojan kopjon veten në hard
disk, pastaj hap një derë të pasme dhe shkarkon programe keqbërëse të
njohura si krimbi Dorkbot nga një server në distancë. Krimbi mund edhe të ndalojë përdoruesit
të hyjnë në kompjuterin e tyre dhe të mbajë dosjet e tyre peng, derisa
të bien dakord për të paguar mashtruesit brenda një periudhe të shkurtër
kohore, raportohet nga Forbes. Sulmi Dorkbot është përhapur në Facebook dhe Twitter gjatë vitit të kaluar, ka raportuar Sophos Naked Security. Sulmi mund të përhapet edhe me anë të USB-së dhe shërbimeve të tjera të mesazheve të çastit. Edhe mesazhet nga njerëzit që besoni mund të përmbajnë lidhje me qëllim të keq.
0 comments:
Post a Comment