Si t’i shkarkoni të gjitha videot nga ndonjë kanal ose listë në YouTube

Një orë apo më tepër mbase e çdo dite të miliona përdoruesve shkon duke shikuar video online, veçanërisht në YouTube. Siç e dimë, është e pamundshme që të shikojmë tërë përmbajtjen që është në dispozicion dhe që dëshirojmë – me lista të videove (ang. playlists) ose duke u abonuar tek videot e përdoruesve të ndryshëm bëhet lehtësimi për të parë përmbajtje të cilësisë së lartë. Në këtë rast ju mund të jeni të interesuar në shkarkimin e videove për t’i shikuar offline ose madje t’i shikoni disa herë, pra në formë të përsëritjes. Janë disa vegla dhe shërbime online që jua mundësojnë shkarkimin e videove nga YouTube. Por sidoqoftë, shumica e tyre mundëson shkarkimin e vetëm një videoje në një kohë. Nëse dëshironi të shkarkoni të gjitha videot që ndodhen në listën e videove ose në kanalin e një përdoruesi? Free YouTube Download është një vegël që jua mundëson që me lehtësi ta arrini këtë.

Free YouTube Download është një aplikacion falas për Windows për të shkarkuar video vetëm duke i vendosur lidhjet e videove nga YouTube. Gjithashtu ai automatikisht i gjen të gjitha videot e pranishme në atë faqe. Ju më tej mund të largoni nga përzgjedhja videot nga lista.



Shkarkimi fillon vetëm kur e klikoni butonin Start.




Me lista të videove dhe kanale të përdoruesve, kjo vegël punon me grumbuj të tjerë po ashtu si videot nga listat personale (Historia, të Pëlqyera, të Favorizuara, për ShikimMëvonshëm, etj.), videot nga tabelat e YouTube.
Është i thjeshtë për t’u përdorur por ofron edhe veçori të avansuara për shkarkim të cilat mund të konfigurohen sipas dëshirës tuaj, si:
o Shkarkimin e videove në cilësinë origjinale në YouTube ose t’i shndërroni ato në AVI, MP4, WMV.
o Shijimin për shkarkimin të multistreamit.
o Ndryshimin me lehtësi të emrit të videos së shkarkuar.
o Ruajtjen dhe ngarkimin e lidhjeve nga skedarët e jashtëm tekstualë.
o Ruajtjen e historisë së shkarimit.
o Futjen e videove automatikisht në iTunes.
o Shkarkimin e videove që kërkojnë autorizim të YouTube përgjatë Firefoxit, Internet Explorerit dhe Google Chrome-it.
Së fundi, Free YouTube Download ka integrim të plotë në iTunes. Shkarkimi i skedarëve mund të shtohet automatikisht në një listë të iTunes ku ato mund të sinkronizohen në iPajisjen tuaj për shikim portativ – një gjë mjaft e dobishme.
Shkarkoni Free YouTube Download.