HTTPS Everywhere, që është shtojca për shfletues që i mban të dhënat
tuaja që të mos bien në duar të gabuara, është përditësuar për të
dyfishuar numrin e uebfaqeve që mbështet. Nëse nuk jeni duke e
përdorur atë, ju duhet ta bëni një gjë të tillë. HTTPS është mjaft me
rëndësi nëse përdorni rrjete publike Wi-Fi dhe dëshironi të mbroni veten
nga vjedhjet e identitetit dhe përgjithësisht ta mbani të padëmtuar
privatësinë tuaj online. Versioni më i ri shton 1500 faqe më tepër, duke e bërë numrin e përgjithshëm të faqeve të mbështetura në afërsisht 3000. Siç duket nuk ka nevojë të thuhet më tepër, apo jo? Nëse
jeni duke e përdorur atë, klikoni lidhjen e mëposhtme për ta
përditësuar atë dhe nëse nuk e përdorni, do t’iu këshillonim që ta
provoni. HTTPS Everywhere është një shkarkim pa pagesë për Firefox dhe Chrome. Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë shtojcë.
0 comments:
Post a Comment