Sigurisht, kur bëhet fjalë për shërbimet webmail, Gmail-i ka qenë më i përdoruri, kurse Outlook ka qenë thjesht një e-mail desktop-i.
Ndërsa shumica e përdoruesve që kanë biznese, hotmail-in nuk do ta përdornin pasi ka shumë spam-e. Tani ja ku vjen Outlook.com, shërbimi më i fundit webmail nga Microsoft. Dhe e dini çfarë? Është mjaft i mirë. Kaq i mirë, sa në fakt, e meriton një shans për të sfiduar Gmail-in.
Gmail-i tashmë ka qindra mbështetës dhe një reputacion të fortë për shërbimet e gjithanshme. Outlook.com tani duhet të vërtetojë se mund t’u japë përdoruesve të biznesit mjetet që duhet të punojnë me shpejtësi, efikasitet, dhe të sigurtë.
Kini parasysh se Outlook.com nuk ka për qëllim të zëvendësojë Outlook për Windows. PCWorld Albanian ju sjellë një krahasim të këtyre dy shërbimeve webmail në mënyrë që ta keni sa më lehtë të orientoheni se cilin nga këto dy shërbime ta përzgjedhni.
Ndërfaqja
Gmail-i konsiderohet si shërbimi webmail jo shumë i parshtatshëm. Me një dizajnim të rënduar me tekst bën që çdo përdorues i ri të jetë në mëdyshje se a të fillojë të përdorë këtë shërbim apo jo.
Në anën tjetër, Outlook.com, duket më i ngrohtë dhe më i mirëseardhur, duke përdorur shkronja të mëdha për ti përshkruar seksionet e sidebar-it dhe header-ët e mesazheve. Ju mund të kaloni shpejtë në skema të ndryshme të ngjyrave, ku te gjitha këto nxjerrin në pah ndërfaqen pa e dëmtuar fare atë. Gmail-i, në anën tjetër, ka shumë lloje të temave, por shumica nga to shumë pak bëjnë ndonjë dallim në ndërfaqen e çrregulluar të Gmail-it.
Madje edhe reklamat online të Outlook-ut duken më të bukura, me fotografi që shfaqen kur ju lëvizni me miun në ato reklama që juve ju interesojnë. Gmail-i vazhdon të përziej reklamat me tekst të madh, duke u munduar që sfondin e hijëzuar ta ndajnë nga inbox-i aktual.
Nga prespektiva e produktivitetit, Outlook.com del fituese për shkak të mundësisë së punës me një klik si fshirja e mesazheve dhe bërja e mesazheve të palexueshme, që te Gmail-i kjo punë kërkon të klikojmë dy apo tri herë. Pra te ndërfaqja fitues del Outlook.com
Organizimi i e-mailit
Nuk është gjë e pazakontë që ta përdorni inbox-in tuaj si një kuti, magazinë për ruajtjen e mesazheve të rëndësishme nga bashkëpuntorët, klientët dhe kontakteve të tjera nga fusha e biznesit. Por Gmail-i dhe Outlook.com ndërrmarin qasje të ndryshme për organizimin e këtyre mesazheve. Outlook.com mbështetet në sistemin tradicional të folderëve, duke ju lejuar juve të krijoni sa folder që dëshironi dhe ti rregulloni ata në mënyrë hierarkike duke i tërhequr dhe lëshuar (dragging and dropping).
Gjithashtu, ju mund të tërhiqni mesazhet e e-mailit në këta folder. Por, Outlook ju lejon që ti caktoni mesazhet në kategori, të cilat pastaj ju mund ti përdorni për listën Quick Views, një listë kjo e filtruar e mesazheve që e bën më të thjeshtë të gjeni një e-mail specifik, si buletinet, shënimet nga shefi apo ndonjë e-mail me attachment. Gmail-i një kohë të gjatë ka përshtatur sistemin e tij të etiketave dhe filtrave mbi folderët, edhe pse i ka meritat e veta, për disa përdorues ende është e vështirë ta kuptojnë në përgjithësi.
Rregullimi i e-mailëve është më pak intuitiv dhe më pak i njohur. Megjithatë, kulmi i mundësive të kërkimit të Gmail-it ju ndihmon të zvogëloni pengesat e tilla. Për çfarë të lodhemi duke organizuar kur mund të kërkoni shumë lehtë çfarë ju nevojitet?
Pra është e vështirë të themi se cili sistem është më i mirë në këtë drejtim. Përfundimisht përgjigjja varet nga ajo që ju jeni duke përdorur dhe si ju pëlqen të organizoheni. Që të dy këto sisteme janë efektive; ata vetëm se janë të ndryshëm në mënyre radikale. Mund të themi se këtu nuk kemi fitues, pra rezultati është i barabartë.
Mbështetja POP/IMAP
Çdo shërbim i e-mailit duhet të jetë në gjendje të dërgojë dhe pranojë e-mailë nga llogari tjera, duke ju lejuar menaxhimin e adresave të shumëfishta (përfshirë punën dhe llogaritë personale) nën një kulm. Gmail-i fiton nota të larta në këtë fushë, duke
ofruar që të dyja
POP dhe IMAP. Por, Outlook.com mbështet vetëm POP, prandaj sinkronizimi i llogarive të e-mailit përmes klientëve të shumëfishtë është shumë më i vështirë.
Për shembull, e-maili që ju lexoni në laptopin tuaj nuk sinkroznizohet me e-mailin që e lexoni në smartfonin tuaj dhe e kundërta. Kjo ndoshta është pika kyçe për disa përdorues që mund të zgjedhin më lehtë Gmail-in, sepse kjo është pa diskutim një fushë ku Outlook.com ka mangësi themelore në krahasim me Gmail-in. Microsoft gjithsesi duhet të punojë në këtë drejtim sa më shpejtë, pra të ofrojë mbështetjen për IMAP. Këtu siç edhe mund të paramendoni fitues del Gmail-i.
Attachmentët dhe magazinimi
Kur ju pranoni një mesazh që përmban p.sh një skedarë Word apo një prezantim PowerPoint, hapja e atij skedari është një gjë e thjeshtë. Fatmirësisht, Gmail-i dhe Outlook-i e bëjnë këtë detyrë në mënyrë shumë të thjeshtë
Nëse dërgojmë një e-mail në dy llogaritë tona shohim se Outlook bën një shfaqje të dukshme të attachment-it, të kompletuar me dukjen e familjarizuar të ikonës së Word-it në krye të e-mailit. Një klikim dhe dokumenti shkarkohet menjëherë në formatin e tij (i gatshëm për shikim në Word), edhe pse ka mundësinë e zgjedhjes së shkrakimit në skedarin .zip. Po ashtu mund të klikohet edhe View online për të parë dokumentin në Microsofts Word Webb App, duke patur mundësinë e editimit të atij dokumenti në mënyrë të shpejtë.
Edhe Gmail-i punon në mënyrë të njëjtë, me opsione më të thjeshta të shikimit dhe shkarkimit.
Sa i përket madhësisë së attachmentit, Gmail-i limiton skedarë jo më të mëdhënjë se 25MB, përderisa Outlook.com lejon skedarët deri në 100MB apo 300MB nëse ju vendosni një lidhje me llogarinë në SkyDrive. Sa i përket magazinimit, Gmail-i ju ofron vetëm 10MB hapësirë, kurse Microsoft premton një inbox të pa limituar. Përdoruesit mund ta zgjerojnë hapësirën e magazinimit në Gmail i cili nuk kushton shumë. Pra mund të themi se këtu fitues del Outlook.com.
Qasja në platformat mobile
Zgjidhja më e mirë është që ta konfiguroni Outlook.com përmes Microsoft Exchange apo Corporate nëse jeni në Android. Konfigurimi mund të jetë i bezdisshëm, edhe pse, Microsoft nuk e bën shumë të vështirë të gjendet domeini i duhur, e po ashtu ka edhe instruksionet e konfigurimit të serverit. E mira e gjithë kësaj është se sapo emaili juaj të jetë i konfiguruar, ju do të merrni një sinkronizim të stilit IMAP. Këtu themi se Gmail-i është fitues.
Fituesi i përgjithshëm
Sikurse betejat si Mac kundër PC apo Coca Cola kundër Pepsit, as në këtë krahasim që kemi bërë këtu në PCWorld nuk mund të konkludojmë se cili është fituesi. Në fund të fundit kjo varet nga zgjedhja juaj, se cilat karakteristika dhe aftësi i çmoni ju më shumë.
Që të dyja, Gmail-i dhe Outlook.com ju lejojnë të menaxhoni punën dhe identitetin tuaj personal me një lehtësi relative, kalimin e llogarive të ndryshme dhe caktimin e folderëve të tyre. Megjithatë, është me rëndësi të prekim se për shkak që Outlook.com nuk e mbështet IMAP-in, ju mund të keni vështirësi në punën e llogarive të korporatave. Pra kjo mund të shkaktojë problem për bizneset e vogla të cilave ju nevojitet mbështetja IMAP dhe nuk kanë përvojë të mjaftueshme të merren me Exchange ActiveSync.
Përderisa Gmail-i ju dërgon në vende të reja të shtojcave si Boomerang dhe SmartInbox, Outlook.com nuk ka asnjë shtojcë për momentin. Nuk është çudi që homologu i Outlook-ut (Outlook Web Access) ofron veçori më të pasura sesa Outlook-u i ri.
Ndërsa shumica e përdoruesve që kanë biznese, hotmail-in nuk do ta përdornin pasi ka shumë spam-e. Tani ja ku vjen Outlook.com, shërbimi më i fundit webmail nga Microsoft. Dhe e dini çfarë? Është mjaft i mirë. Kaq i mirë, sa në fakt, e meriton një shans për të sfiduar Gmail-in.
Gmail-i tashmë ka qindra mbështetës dhe një reputacion të fortë për shërbimet e gjithanshme. Outlook.com tani duhet të vërtetojë se mund t’u japë përdoruesve të biznesit mjetet që duhet të punojnë me shpejtësi, efikasitet, dhe të sigurtë.
Kini parasysh se Outlook.com nuk ka për qëllim të zëvendësojë Outlook për Windows. PCWorld Albanian ju sjellë një krahasim të këtyre dy shërbimeve webmail në mënyrë që ta keni sa më lehtë të orientoheni se cilin nga këto dy shërbime ta përzgjedhni.
Ndërfaqja
Gmail-i konsiderohet si shërbimi webmail jo shumë i parshtatshëm. Me një dizajnim të rënduar me tekst bën që çdo përdorues i ri të jetë në mëdyshje se a të fillojë të përdorë këtë shërbim apo jo.
Në anën tjetër, Outlook.com, duket më i ngrohtë dhe më i mirëseardhur, duke përdorur shkronja të mëdha për ti përshkruar seksionet e sidebar-it dhe header-ët e mesazheve. Ju mund të kaloni shpejtë në skema të ndryshme të ngjyrave, ku te gjitha këto nxjerrin në pah ndërfaqen pa e dëmtuar fare atë. Gmail-i, në anën tjetër, ka shumë lloje të temave, por shumica nga to shumë pak bëjnë ndonjë dallim në ndërfaqen e çrregulluar të Gmail-it.
Madje edhe reklamat online të Outlook-ut duken më të bukura, me fotografi që shfaqen kur ju lëvizni me miun në ato reklama që juve ju interesojnë. Gmail-i vazhdon të përziej reklamat me tekst të madh, duke u munduar që sfondin e hijëzuar ta ndajnë nga inbox-i aktual.
Nga prespektiva e produktivitetit, Outlook.com del fituese për shkak të mundësisë së punës me një klik si fshirja e mesazheve dhe bërja e mesazheve të palexueshme, që te Gmail-i kjo punë kërkon të klikojmë dy apo tri herë. Pra te ndërfaqja fitues del Outlook.com
Kërkimi
Kur bëhet fjalë për kërkimin e e-mailëve, Outlook.com mbulon bazat
mjaft mirë. Ju mund të shkruani një fjali në fushën e kërkimit, apo të
klikoni Advanced dhe ta shtoni dërguesin, subjektin, folderët dhe datën e dërgimit në mënyrë që e-maili që ju kërkoni të gjendet më lehtë.
Siç edhe pritet nga një produkt i Google,
Gmail-i fundos konkurencën në fushën e kërkimit. Ju merrni parametra
dinamike kërkimi që ju shfaqen kur jeni duke shkruar në shiritin e
kërkimit.
Po ashtu ju mund të përpunoni mënyrën e kërkimit në shumë variante,
duke shtuar operatorë për gjërat si attachmentët, labelat e madje edhe
rrethet e Google+. Më e mira është se Gmail-i ju lejon që ta ktheni çdo
kërkim në filter, në mënyrë që ta bëjë më të thjeshtë ta përdorni
përsëri në të ardhmen. Këtu fitues del Gmail-i.Organizimi i e-mailit
Nuk është gjë e pazakontë që ta përdorni inbox-in tuaj si një kuti, magazinë për ruajtjen e mesazheve të rëndësishme nga bashkëpuntorët, klientët dhe kontakteve të tjera nga fusha e biznesit. Por Gmail-i dhe Outlook.com ndërrmarin qasje të ndryshme për organizimin e këtyre mesazheve. Outlook.com mbështetet në sistemin tradicional të folderëve, duke ju lejuar juve të krijoni sa folder që dëshironi dhe ti rregulloni ata në mënyrë hierarkike duke i tërhequr dhe lëshuar (dragging and dropping).
Gjithashtu, ju mund të tërhiqni mesazhet e e-mailit në këta folder. Por, Outlook ju lejon që ti caktoni mesazhet në kategori, të cilat pastaj ju mund ti përdorni për listën Quick Views, një listë kjo e filtruar e mesazheve që e bën më të thjeshtë të gjeni një e-mail specifik, si buletinet, shënimet nga shefi apo ndonjë e-mail me attachment. Gmail-i një kohë të gjatë ka përshtatur sistemin e tij të etiketave dhe filtrave mbi folderët, edhe pse i ka meritat e veta, për disa përdorues ende është e vështirë ta kuptojnë në përgjithësi.
Rregullimi i e-mailëve është më pak intuitiv dhe më pak i njohur. Megjithatë, kulmi i mundësive të kërkimit të Gmail-it ju ndihmon të zvogëloni pengesat e tilla. Për çfarë të lodhemi duke organizuar kur mund të kërkoni shumë lehtë çfarë ju nevojitet?
Pra është e vështirë të themi se cili sistem është më i mirë në këtë drejtim. Përfundimisht përgjigjja varet nga ajo që ju jeni duke përdorur dhe si ju pëlqen të organizoheni. Që të dy këto sisteme janë efektive; ata vetëm se janë të ndryshëm në mënyre radikale. Mund të themi se këtu nuk kemi fitues, pra rezultati është i barabartë.
Mbështetja POP/IMAP
Çdo shërbim i e-mailit duhet të jetë në gjendje të dërgojë dhe pranojë e-mailë nga llogari tjera, duke ju lejuar menaxhimin e adresave të shumëfishta (përfshirë punën dhe llogaritë personale) nën një kulm. Gmail-i fiton nota të larta në këtë fushë, duke
ofruar që të dyja
POP dhe IMAP. Por, Outlook.com mbështet vetëm POP, prandaj sinkronizimi i llogarive të e-mailit përmes klientëve të shumëfishtë është shumë më i vështirë.
Për shembull, e-maili që ju lexoni në laptopin tuaj nuk sinkroznizohet me e-mailin që e lexoni në smartfonin tuaj dhe e kundërta. Kjo ndoshta është pika kyçe për disa përdorues që mund të zgjedhin më lehtë Gmail-in, sepse kjo është pa diskutim një fushë ku Outlook.com ka mangësi themelore në krahasim me Gmail-in. Microsoft gjithsesi duhet të punojë në këtë drejtim sa më shpejtë, pra të ofrojë mbështetjen për IMAP. Këtu siç edhe mund të paramendoni fitues del Gmail-i.
Attachmentët dhe magazinimi
Kur ju pranoni një mesazh që përmban p.sh një skedarë Word apo një prezantim PowerPoint, hapja e atij skedari është një gjë e thjeshtë. Fatmirësisht, Gmail-i dhe Outlook-i e bëjnë këtë detyrë në mënyrë shumë të thjeshtë
Nëse dërgojmë një e-mail në dy llogaritë tona shohim se Outlook bën një shfaqje të dukshme të attachment-it, të kompletuar me dukjen e familjarizuar të ikonës së Word-it në krye të e-mailit. Një klikim dhe dokumenti shkarkohet menjëherë në formatin e tij (i gatshëm për shikim në Word), edhe pse ka mundësinë e zgjedhjes së shkrakimit në skedarin .zip. Po ashtu mund të klikohet edhe View online për të parë dokumentin në Microsofts Word Webb App, duke patur mundësinë e editimit të atij dokumenti në mënyrë të shpejtë.
Edhe Gmail-i punon në mënyrë të njëjtë, me opsione më të thjeshta të shikimit dhe shkarkimit.
Sa i përket madhësisë së attachmentit, Gmail-i limiton skedarë jo më të mëdhënjë se 25MB, përderisa Outlook.com lejon skedarët deri në 100MB apo 300MB nëse ju vendosni një lidhje me llogarinë në SkyDrive. Sa i përket magazinimit, Gmail-i ju ofron vetëm 10MB hapësirë, kurse Microsoft premton një inbox të pa limituar. Përdoruesit mund ta zgjerojnë hapësirën e magazinimit në Gmail i cili nuk kushton shumë. Pra mund të themi se këtu fitues del Outlook.com.
Qasja në platformat mobile
Sigurisht shumica nga ju dëshironi që ti
qaseni llogarisë tuaj në Gmail apo Outlook.com përmes smartfonit apo
tabletit tuaj. Me Gmail është shumë e lehtë; pajisjet Android e kanë shërbimin e integruar në DNA të tyre.
Me Outlook.com, gjërat janë pak më të komplikuara. iOS
ende ka një buton për Hotmail dhe jo për Outlook.com, në listën e
shërbimeve të pajtueshme të e-mail-it. Ju ende mund ta përdorni këtë
buton për tu kyçur në llogarinë tuaj, por nëse ju keni tjetër adresë
e-maili që ndërlidhet me llogarinë tuaj të Microsoft-it, ju shfaqen
probleme.Zgjidhja më e mirë është që ta konfiguroni Outlook.com përmes Microsoft Exchange apo Corporate nëse jeni në Android. Konfigurimi mund të jetë i bezdisshëm, edhe pse, Microsoft nuk e bën shumë të vështirë të gjendet domeini i duhur, e po ashtu ka edhe instruksionet e konfigurimit të serverit. E mira e gjithë kësaj është se sapo emaili juaj të jetë i konfiguruar, ju do të merrni një sinkronizim të stilit IMAP. Këtu themi se Gmail-i është fitues.
Fituesi i përgjithshëm
Sikurse betejat si Mac kundër PC apo Coca Cola kundër Pepsit, as në këtë krahasim që kemi bërë këtu në PCWorld nuk mund të konkludojmë se cili është fituesi. Në fund të fundit kjo varet nga zgjedhja juaj, se cilat karakteristika dhe aftësi i çmoni ju më shumë.
Që të dyja, Gmail-i dhe Outlook.com ju lejojnë të menaxhoni punën dhe identitetin tuaj personal me një lehtësi relative, kalimin e llogarive të ndryshme dhe caktimin e folderëve të tyre. Megjithatë, është me rëndësi të prekim se për shkak që Outlook.com nuk e mbështet IMAP-in, ju mund të keni vështirësi në punën e llogarive të korporatave. Pra kjo mund të shkaktojë problem për bizneset e vogla të cilave ju nevojitet mbështetja IMAP dhe nuk kanë përvojë të mjaftueshme të merren me Exchange ActiveSync.
Përderisa Gmail-i ju dërgon në vende të reja të shtojcave si Boomerang dhe SmartInbox, Outlook.com nuk ka asnjë shtojcë për momentin. Nuk është çudi që homologu i Outlook-ut (Outlook Web Access) ofron veçori më të pasura sesa Outlook-u i ri.
0 comments:
Post a Comment