Sipas shumë konsumatorëve, faqet që janë të hostuara nga regjistruesi i domeinit dhe host-ofruesi, GoDaddy janë rrëzuar. Sipas llogarisë zyrtare në Twitter të Go Daddy, ndërmarrja është e
informuar për problemin dhe është duke punuar që ta përmirësojë atë. Konsumatorët janë duke u ankuar që edhe llogaritë e e-mailave të
mbështetur në domenët e regjistruar në GoDaddy janë rrëzuar po ashtu, së
bashku me shërbimin telefonik të GoDaddy dhe të gjitha faqet që e
përdorin shërbimin DNS të GoDaddy. Një anëtar i Anonymous i njohur si AnonymousOwn3r është duke e marrë
përsipër përgjegjësinë dhe thotë që ky veprim nuk është një veprim i
tërë kolektivit të grupit Anonymous. Në biografinë e AnonymousOwn3r thuhet që është “Udhëheqës i sigurisë
së #Anonymous (~Anëtar zyrtar).
Individi thotë të jetë nga Brazili. Shërbimi Down For Everyone Or Just Me thotë që uebfaqja e GoDaddy është e rrëzuar, por tani kur po shkruhen këta rreshta, faqja është kthyer në gjendjen normale. Sidoqoftë, duket se faqet që janë hostuar nga GoDaddy janë rrëzuar – duke përfshirë ato që kanë vetëm domenët e vet të registruar përgjatë GoDaddy por përdorin hoste të tjerë.

0 comments:
Post a Comment