Fondacioni Linux ka mbledhur rreth vetit disa emra të mëdhenj që nga
ditët e para, dhe i fundit nga këta është blog shërbimi më i parapëlqyer
nga çdokush, përndryshe më i njohur me emrin Twitter. Duke shkuar pas
hapave të prodhuesit të çipave NVIDIA dhe gjigantit Korean Samsung, Zogu
i Kaltër këto ditë njoftoi se do t’i bashkohet shoqatës burim-hapur
javën e ardhshme, me shpalljen zyrtare që do të bëhet pas disa ditësh në
tubimin LinuxCon North American në Kalifornia. Menaxheri i Twitter për
Open Source, Chris Aniszczyk, thotë se me këtë “ne mund të përkrahim një
organizatë që është e rëndësishme për ne dhe, të bashkëpunojmë me një
bashkësi që po avancon Linux me aq shpejtësi sa ne po e përmiresojmë
Twitter”. Nuk do mend se, kjo është një situatë ku të gjitha palët janë
fituese.
0 comments:
Post a Comment