Njihuni me virusin ‘Gauss’, i ngjashëm me Stuxnet dhe Flame

Një virus i ri i aftë për të spiunuar transaksionet bankare dhe vjedhjet e të dhënave sekrete, siç janë fjalëkalimet e shfletuesve, cookies dhe informacionet e rrjetit, është zbuluar pasi ka infektuar kompjuterë në Lindjen e Mesme.
Virusi me emrin “Gauss” është projektuar të deshifrojë të dhënat nga disa banka të mëdha libaneze si dhe përdorues të Citibank dhe Paypal, duke i dërguar të dhënat e vjedhura te krijuesit i saj ende i paidentifikuar.
Ai u kap nga Kaspersky Lab, e njëjta firmë sigurie që gjeti virusin Flame para disa muajsh. Gauss është shumë i ngjashëm me Flame-in – në fakt, ai u zbulua nga Kaspersky pikërisht sepse që të dy ishin shumë të ngjashëm. Flame dhe virusi i ri kanë “platforma të ngjashme arkitektonike, struktura moduli, baza kodesh dhe mjete komunikimi me komandën dhe kontrollin me serverat (C & C),” bëhet e ditur sipas Kaspersky-it. Megjithatë, Gauss mund të infektojnë USB-të në një mënyrë “më inteligjente”, ruajtjen e informacionit të mbledhur në një dosje të fshehur në disqet e lëvizshëm.
 
 Kaspersky beson se Gauss-i është ndërtuar në të njëjtën “fabrikë apo fabrika” si Flame-i dhe Stuxnet-i, dy prej të cilëve vendosën në shënjestër kompjuterët brenda dhe rreth Lindjes së Mesme. Megjithatë, as Libani dhe as sistemet bankare nuk u konsideruan më parë si një objektiv – Flame dhe Stuxnet janë raportuar të jenë produkte të një përpjekjeje të përbashkët të fshehtë amerikano-izraelite për të vënë në shënjestër objektet bërthamore të Iranit. Metoda se si Gauss-i infekton kompjuterët, së bashku me disa detaje të tjera rreth virusit, nuk dihet ende. Megjithatë, nga vlerësimi i Kaspersky-it, Gauss-i ka infektuar tashmë mijëra kompjuterë – më pak se Stuxnet, por më shumë se Flame. Kaspersky ka qenë në ndjekje të Gauss-it që nga qershori, kur u zbulua si pjesë e një përpjekjeje të Kombeve të Bashkuara për të reduktuar ndikimin global të armatimeve në internet.